Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 5 NGA 7

“Bëhu një dëshmitar efektiv”

Të dish se si të jesh një dëshmitar efektiv në botën tonë të përditshme fillon me të kuptuarit e asaj që Perëndia do që të tjerët të shohin në jetën tonë. Me siguri përgjigja e shkurtër është Jezusi. Por ç’do të thotë kjo?

Jezusi dha një shembull të përsosur se si Perëndia dëshiron që të jetojmë. Jezusi mishëroi karakterin e plotë të Perëndisë dhe jep një shembull të përshtatshëm për botën tonë moderne, ndërsa e jetoi jetën e tij tokësore në një botë shumë të ndryshme nga ajo që kemi sot.

Ai dëshiron që në jetën tonë të zhvillohet dhe të vëzhgohet nga të tjerët karakteri i Perëndisë. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet marrëdhënies sonë personale me Jezusin. Ai tha:

“Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.” Gjoni 15:5

“Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.” Gjoni 15:8

Ashtu si një degë qëndron në hardhi nga ku merr jetën e saj për të dhënë fryt, po kështu ndodh me ne që qëndrojmë në marrëdhënie me Jezusin - ne japim fryt - ose u shfaqim të tjerëve përmes jetës sonë karakterin e Perëndisë.

“Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.” Galatasve 5:22-23

Ne bëhemi dëshmitarë efektivë që jetojmë jetën tonë të përditshme, kur karakteri i Perëndisë vepron në ne dhe përmes nesh, që është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli i Tij.

Ashtu si në kohën e Jezusit, shprehja e jashtme aktive e karakterit të Perëndisë nëpërmjet jetës sonë - fryti i Frymës - është i pagabueshëm. Tërheq vëmendjen e të krishterëve dhe jobesimtarëve, dhe s’është e pazakontë që dikush të bëjë pyetje lidhur me të.

“Madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje.” 1 Pjetrit 3:15

Ji i përgatitur. Atëherë kur nuk e pret, dikush mund të jetë duke të vëzhguar dhe hetuar. Dëshmia jote personale e shpëtimit dhe e veprës së mrekullueshme e të vazhdueshme të Perëndisë në jetën tënde është një pikënisje e mrekullueshme. Ky libër, gjithashtu, është një tjetër mjet që mund ta përdorësh për të ndihmuar dikë të kuptojë me fjalë të thjeshta mesazhin e mrekullueshëm të dashurisë dhe shpëtimit të Perëndisë, që është për të gjithë.

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq