Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 4 NGA 7

“Dhënia e dashurisë për të tjerët”

Aftësia jonë për të dashur të tjerët do të rritet në thelb, si pasojë e dashurisë së gjallë dhe në rritje për Perëndinë, që vepron në jetën tonë. Me dashurinë e pjekur për të tjerët, vjen dëshira në rritje për ta shfaqur atë dashuri, duke përmbushur kështu një nga qëllimet më të rëndësishme për të cilat na krijoi Perëndia:

“Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.” Efesianëve 2:10

Ka qenë gjithmonë plani i Perëndisë që ne t’i bashkëngjisim veprimit dashurinë. Secili prej nesh ka një vend në planin kryesor të Perëndisë që të prekë jetën e të tjerëve me anë të veprave të mira.

Sa herë që prekim jetën e tjetrit me një fjalë të mirë, i përgjigjemi një nevoje të caktuar, ose thjesht dëgjojmë një zemër të lënduar, jo vetëm që shprehim dashurinë tonë, por shprehim edhe dashurinë e Perëndisë për ta nëpërmjet nesh. Kështu, ne bëhemi agjentë kryesorë, që ndriçojmë lavdinë e Perëndisë në një botë të mbushur me errësirë dhe pa shpresë. Ki parasysh fjalët e Jezusit:

“Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet. Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t’u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi. Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” Mateu 5:14-16

Ndriçimi i dritës sonë është të lejojmë dritën e Perëndisë të ndriçojë nëpërmjet nesh. Ka tri mënyra të rëndësishme për të ndriçuar lavdinë e Perëndisë te të tjerët: të qenit një dëshmitar i dobishëm; t’u shërbesh të tjerëve; dhe të kesh bashkësi me të krishterët. Vënia në veprim e besimit tonë në këto tri mënyra u mundëson të tjerëve të përjetojnë dashurinë, hirin dhe mëshirën e Perëndisë për lavdinë e Tij.

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq