Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 2 NGA 7

“Pikat kryesore të një marrëdhënie të suksesshme”

Çdo marrëdhënie, ka dy përbërës themelorë që e bëjnë atë të suksesshme, qoftë me një mik, familjar, bashkëshort, apo edhe me Perëndinë: dashuria dhe dhembshuria ndërmjet individëve dhe vënia në veprim të kësaj dashurie.

E vërteta është se dashuria e vërtetë shoqërohet gjithmonë nga veprimi. Një mik i vërtetë që e sheh dikë tjetër në nevojë do të reagojë duke i dhënë ndihmë. E njëjta gjë është e vërtetë me marrëdhënien tonë me Perëndinë. Dashuria e vërtetë për Perëndinë shoqërohet nga veprimi; të prekësh zemrën e Perëndisë duke prekur jetët e atyre që na rrethojnë.

Shfrytëzimi maksimal i marrëdhënieve tona me të tjerët fillon me marrëdhënien tonë me Perëndinë. Në fakt, Perëndia kërkon që marrëdhëniet tona me të tjerët të jenë zgjatim i marrëdhënies sonë me Të. Ki parasysh dy urdhërimet më të mëdha të Biblës, të përmenduara nga Jezusi:

“Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!” Ky është i pari urdhërim. Dhe i dyti i ngjan këtij: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.” Marku 12:30-31

Si besimtarë, marrëdhënia jonë vertikale me Perëndinë dhe marrëdhëniet tona horizontale me njëri-tjetrin janë ato që janë më të rëndësishmet për Perëndinë - të duam Atë dhe të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq