Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 1 NGA 7

“Rregulli i Artë”

Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës i përmendin shpesh virtyteve të Rregullit të Artë, pavarësisht nëse janë politikanë, drejtues biznesi, folës motivues, apo thjesht persona të zakonshëm. Në fakt, pothuajse të gjithë e kanë dëgjuar dhe e dinë kuptimin e tij.

Shumica e njerëzve bien dakord se “t'u bësh të tjerëve atë që ata do të kishin bërë për ne” është pjesë e nevojshme e shoqërisë. Ajo është fija që mban të bashkuar kulturën, familjet dhe miqësitë tona në shumë drejtime. Rregulli i Artë paraqet meritat e të shërbyerit ndaj të tjerëve, bujarinë dhe ndihmën për ata që janë në nevojë.

Jezusi ishte autori i Rregullit të Artë, i cili është një nga përparësitë kryesore për një jetë të krishterë të suksesshme. Jezusi tha:

“Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.” Mateu 7:12

Perëndia thërret secilin prej nesh, që si të krishterë ta çojmë besimin tonë në një nivel, që shkon përtej thjesht besimit te Perëndia. Dëshira e tij është që ne ta vemë në veprim besimin tonë duke prekur jetën e të tjerëve, duke i dhënë lavdi Perëndisë në shfaqjen e dashurisë dhe hirit të Tij ndaj tyre. Kjo do të thotë të jetosh vërtet sipas Rregullit të Artë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq