Solid Joys ShqipShembull
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Ty të duan shumë
“Ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur, jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes; dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët. Por Perëndia që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit).” (Efesianëve 2:3-5)
A do të doje ta dëgjoje engjëllin Gabriel të të thoshte: “Ty të duan shumë”?
Kjo gjë i ndodhi Danielit tri herë.
- “Në fillim të lutjeve të tua doli një fjalë dhe unë erdha të ta bëj të njohur, sepse ty të duan shumë.” (Danieli 9:23)
- “Daniel, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti.” (Danieli 10:11)
- Dhe tha: “O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua.” (Danieli 10:19)
E pranoj që çdo vit kur lexoj përgjatë Biblës dhe arrij në këto vargje, dua t’i marr ato dhe t’i zbatoj për veten time. Dua ta dëgjoj Perëndinë që të më thotë mua: “Ty të duan shumë.”
Në fakt, unë e dëgjoj këtë fjalë, por edhe ti mund ta dëgjosh. Nëse ke besim në Jezusin, vetë Perëndia të thotë në fjalën e Tij, që është akoma më e sigurt se fjalët e një engjëlli të Perëndisë: “Ty të duan shumë.”
Ja ku e gjejmë tek Efesianëve 2:3-5, 8: Ne “ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët. Por Perëndia që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin...sepse, me anë të hirit jeni shpëtuar, nëpërmjet besimit.”
Ky është i vetmi vend ku Pali përdor këtë frazë të mrekullueshme, “dashurisë së tij të madhe”, dhe është më e mirë se zëri i një engjëlli. Nëse e ke parë Jezusin si të vërtetë dhe e ke pranuar Atë si thesarin tënd suprem, domethënë, nëse je “i gjallë”, ty të duan shumë. Krijuesi i gjithësisë të do në mënyrë të jashtëzakonshme. Thjesht mendo pak! Je dashur me një dashuri të jashtëzakonshme!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione