Solid Joys ShqipShembull
Kur Perëndia u bë 100% për ne
"..ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur, jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes; dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët.” (Efesianëve 2:3)
I gjithë zemërimi i Perëndisë, i gjithë dënimi që ne meritojmë, u derdh mbi Jezusin. Të gjitha kërkesat e Perëndisë për drejtësi të përsosur u përmbushën nga Krishti. Në çastin kur ne (përmes hirit!) e shohim këtë Thesar dhe e pranojmë si të tillë, vdekja e Tij vlen si vdekja jonë, dënimi i Tij vlen si dënimi ynë, drejtësia e Tij vlen si drejtësia jonë. Në atë çast, Perëndia bëhet pakthyeshmërisht dhe përjetësisht 100% për ne.
Pyetja që mbetet pa përgjigje është: “A nuk na mëson Bibla që Perëndia e vendosi favorin e Tij mbi ne, duke na zgjedhur që nga përjetësia?”
Me fjalë të tjera, njerëzit që mendojnë thellë për këtë, pyesin: “A u bë Perëndia 100% për ne vetëm në çastin e besimit dhe drejtësimit kur u bashkuam me Krishtin? A nuk u bë ai 100% për ne në aktin e zgjedhjes që para themelimit të botës?” Tek Efesianëve 1:4-5, Pali thotë: “Sikurse [Perëndia] na zgjodhi në të [Krishtin] përpara themelimit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar për birësim për veten e tij me anë të Jezu Krishtit.”
Prandaj, a nuk është Perëndia 100% për të zgjedhurit që nga përjetësia? Përgjigjja varet nga kuptimi i termit “100%”.
Me termin “100%”, unë po përpiqem të ruaj një të vërtetë biblike, e cila gjendet në disa pjesë të Shkrimit. Për shembull, tek Efesianëve 2:3, Pali thotë se të krishterët ishin “bij të zemërimit”, para se të bëheshin të gjallë në Krishtin Jezus: “Ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes; dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët.”
Pali po thotë se, para lindjes tonë të re—para se të bëheshim të gjallë bashkë me Krishtin—zemërimi i Perëndisë ishte mbi ne. Të zgjedhurit ishin nën zemërim. Kjo ndryshoi kur Perëndia na dha jetë në Krishtin Jezus dhe na zgjoi për të parë të vërtetën dhe bukurinë e Krishtit që ta pranojmë atë si Ai që vdiq për ne dhe si Atë, drejtësia e të cilit llogaritet si drejtësia jonë për shkak të bashkimit tonë me Të. Para se të na ndodhte kjo, ne ishim nën zemërimin e Perëndisë. Pastaj, për shkak të besimit në Krishtin dhe bashkimit me Të, i gjithë zemërimi i Perëndisë u hoq dhe atëherë, në kuptim të plotë, Perëndia u bë 100% për ne.
Prandaj, ngazëllohu në të vërtetën që Perëndia do të të mbajë. Ai do të të çojë deri në fund, sepse në Krishtin, Ai është 100% për ty. Prandaj, arritja deri në fund nuk e bën Perëndinë të jetë 100% për ty, por është efekti i faktit që Ai tashmë është 100% për ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione