Solid Joys ShqipShembull

Përfundimisht dhe plotësisht të drejtësuar
“Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i drejtëson.”
(Romakëve 8:33)
Këtu Pali mund të kish thënë: “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?” dhe pastaj të përgjigjej: “Askush! Ne jemi drejtësuar.” Kjo është e vërtetë, por nuk është ajo që Pali tha. Përkundrazi, përgjigjja e tij është: “Perëndia është ai që i drejtëson.”
Theksi nuk është mbi veprimin, por mbi Atë që vepron.
Pse? Sepse në botën e gjykatave dhe ligjeve nga vjen kjo gjuhë, shfajësimi nga një gjyqtar mund të shfuqizohet nga një gjyqtar më i lartë.
Pra, po sikur të shfajësohesh nga një gjykatës lokal, kur në fakt je fajtor, por guvernatori ka të drejtën që të të akuzojë? Po sikur gjykatësi të të shfajësojë, kur në fakt je fajtor, por perandori mund të të akuzojë?
Ideja është kjo: Nuk ka asnjë gjykatë më të lartë se Perëndia. Nëse Perëndia është Ai që ju drejtëson—Ai që ju shpall të drejtë para syve të Tij—askush nuk mund ta apelojë dot këtë vendim; askush nuk mund të kapet pas ndonjë hollësietë ligjit; askush nuk mund të kërkojë një gjyq tjetër; askush nuk mund të kërkojë dot akuza të tjera kundër teje. Vendimi i Perëndisë është përfundimtar dhe i plotë.
Dëgjojeni këtë, të gjithë ju që besoni në Jezusin, që jeni bashkuar me Krishtin dhe keni treguar që jeni mes të zgjedhurve: Perëndia është Ai që të drejtëson; jo një gjykatës njerëzor, jo një profet i madh, jo një kryeengjëll nga qielli. Por Perëndia, Krijuesi i botës dhe Zotëruesi i të gjitha gjërave, Sundimtari i gjithësisë dhe i çdo molekule e personi në Të, Perëndia është Ai që të drejtëson.
Ideja është kjo: siguria e patundshme përballë vuajtjes së jashtëzakonshme. Nëse Perëndia është për ne, askush nuk mund të ketë sukses kundër nesh. Nëse Perëndia dha Birin e Tij për ne, Ai do të na japë gjithçka që është e mirë për ne. Nëse Perëndia është Ai që na drejtëson, asnjë akuzë kundër nesh nuk mund të qëndrojë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione