Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 63 NGA 366

Perëndia punon përmes pëlqimeve të mira

Për këtë ne gjithnjë po lutemi për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së tij, edhe veprën e besimit me fuqi. (2 e Thesalonikasve 1:11)

rkojmë fuqinë e Perëndisë për të përmbushur vendimet tona të mira, nuk do të thotë se nuk vendosim vetë, apo që nuk e përdorim vërtet vullnetin.

Përfshirja e fuqisë së Perëndisë nuk ia zë kurrë vendin përfshirjes së vullnetit tonë! Fuqia e Perëndisë në shenjtërim nuk na bën kurrë pasivë! Fuqia e Perëndisë vihet në veprim nën/pas dhe brenda vullnetit tonë, jo në vend të tij.

Prova për fuqinë e Perëndisë në jetët tona nuk është mungesa e vullnetit tonë, por forca dhe gëzimi i vendimmarrjes tonë.

Kushdo që thotë: “Epo, unë besoj në sovranitetin e Perëndisë ndaj do të rri duarkryq dhe nuk do të bëj asgjë”, nuk beson me të vërtetë në sovranitetin e Perëndisë. Pse dikush që beson në sovranitetin e Perëndisë duhet të tregojë një mosbindje kaq flagrante ndaj tij?

Kur rri duarkryq dhe nuk bën asgjë, ti po bën diçka. Ti po e përfshin aktivisht vullnetin tënd në një vendim për të qëndruar pasiv. Nëse gjithashtu je pasiv për t’u marrë me mëkatin apo tundimin në jetën tënde, kjo është mosbindje e hapur, sepse ne jemi urdhëruar të luftojmë luftën e mirë (1 e Timoteut 1:18), ta kundërshtojmë djallin (Jakobi 4:7), të kërkojmë shenjtërim (Hebrenjve 12:14) dhe të vrasim veprat mëkatare të trupit (Romakëve 8:13).

Letra e dytë e Thesalonikasve 1:11 thotë se përmes fuqisë së Perëndisë ndodh që ne t’i përmbushim vendimet tona të mira dhe veprat tona të besimit. Gjithsesi, kjo nuk e anulon kuptimin e fjalëve “pëlqim” dhe “vepër”. Pjesë e të gjithë procesit të të ecurit denjësisht sipas thirrjes së Perëndisë është përfshirja aktive e vullnetit tonë në vendosmërinë për të bërë atë që është e drejtë.

Nëse ende ka mëkat të vazhdueshëm në jetën tënde, ose nëse vazhdon ta shpërfillësh një vepër të mirë thjesht sepse ke qenë duke pritur t’i shpëtosh një përleshjeje, ti thjesht po e rrit mosbindjen tënde. Perëndia nuk do të shfaqet kurrë me fuqi në vullnetin tënd në ndonjë mënyrë tjetër përveçse kur ti e ushtron atë vullnet; domethënë, përmes zgjedhjeve të tua të mira—përmes synimeve, planeve dhe qëllimeve të tua të mira.

Prandaj, njerëzit që besojnë në sovranitetin e Perëndisë nuk duhet të kenë frikë ta përfshijnë vullnetin e tyre në betejën për shenjtëri. “Luftoni të hyni nëpër derën e ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden” (Luka 13:24). Përpiqu që të përleshesh duke pasur besimin se Perëndia është duke vepruar “vullnetin edhe veprimtarinë sipas pëlqimit të tij” në përleshjen tënde dhe përmes saj, (Filipianëve 2:13).

Shkrimet e Shenjta

Dita 62Dita 64

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​