Solid Joys ShqipShembull
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Ora e kërcënimit të pazakontë
"Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishti, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju.” (1 e Pjetrit 4:14)
Shumë të krishterë sot, nuk e njohin rrezikun jetëkërcënues që vjen bashkë me besimin në Krishtin. Ne jemi mësuar të jemi të lirë nga një përndjekje e tillë. Duket sikur kështu duhet të jenë gjërat.
Prandaj, reagimi ynë i parë ndaj kërcënimit që gjërat mund të ndryshojnë, shpesh është zemërimi. Sidoqoftë, ai zemërim mund të jetë një shenjë që e kemi humbur ndjesinë e të qenët të huaj dhe shtegtarë (“Të dashur, po ju nxis, si të huaj dhe shtegtarë...” (1 e Pjetrit 2:11).
Ndoshta jemi rehatuar së tepërmi në këtë botë. Nuk ndihemi aq të përmalluar për Krishtin sa Pali: “Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim me durim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht” (Filipianëve 3:20).
Shumë nga ne kemi nevojë të na kujtojnë: “Të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, se si ju ndodhi diçka e çuditshme” (1 e Pjetrit 4:12). Nuk është e çuditshme.
A e ke vrarë ndonjëherë mendjen se si do t’ia bësh në orën e sprovës finale? Përfytyro sikur të kanë vënë koburen në kokë dhe të thonë: “A je i krishterë?” Ja një fjalë e fortë për të të dhënë shpresë që t’ia dalësh më mirë nga sa e mendon.
Pjetri thotë: “Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishti, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju” (1 e Pjetrit 4:14). Ky inkurajim nga Pjetri thotë se në orën e kërcënimit të pazakontë (qoftë poshtërim apo vdekje), “Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë” do të “prehet” mbi ne. A nuk do të thotë kjo se në orën e krizës Perëndia u jep ndihmë të veçantë, atyre që vuajnë për shkak se janë të krishterë?
Nuk dua të them se Ai nuk është pranë nesh në vuajtjet tona të tjera. Thjesht po them se Pjetri bëri çmos për të thënë se ata që vuajnë “për emrin e Krishtit”, do të përjetojnë një “prehje” të veçantë të “Frymës së lavdisë dhe Frymës së Perëndisë”.
Lutu që ky të jetë përjetimi yt kur të vijë sprova. Në atë moment, do të kemi burime qëndrueshmërie, të cilat nuk i kemi në ndonjë rast tjetër. Merr zemër!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione