Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 44 NGA 366

Qyteti i përsosur

“Sepse u bëri gati atyre një qytet.” (Hebrenjve 11:16)

Nuk do të ketë ndotje, as shkarravina, as plehra, as bojëra të dala dhe as garazhe të rrënuar, as bar të tharë ose shishe të thyera, as të folur ashpër në rrugë, as përballje ballë për ballë, as dhunë apo grindje në familje, as rreziqe gjatë natës, as zjarrvënie, as vjedhje, as vrasje, as vandalizëm, dhe asgjë të shëmtuar.

Qyteti i Perëndisë do të jetë i përsosur, për shkak se Perëndia do të jetë atje. Ai do të ecë në të, do të flasë në të dhe do ta manifestojë veten e Tij në çdo pjesë të tij. Gjithçka që është e mirë, e bukur, e shenjtë, paqësore, e vërtetë dhe e lumtur do të jetë atje, sepse Perëndia do të jetë atje.

Atje do të ketë një drejtësi të përsosur, e cila do të na shpërblejë njëmijëfish për çdo dhimbje që kemi duruar për shkak se i jemi bindur Krishtit në këtë botë. Ajo nuk do të dobësohet kurrë. Në fakt, drejtësia e Tij do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë në përjetësinë që do të rrjedhë në epokat e pafundme të gëzimit që vetëm rritet.

Kur e dëshironi këtë qytet më shumë se gjithçka tjetër mbi tokë, atëherë po e nderoni Perëndinë, i cili, sipas Hebrenjve 11:10, është mjeshtri dhe ndërtuesi i këtij qyteti. Dhe kur Perëndia nderohet, Ai është i kënaqur dhe nuk i vjen turp të quhet Perëndia juaj.

Shkrimet e Shenjta

Dita 43Dita 45

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​