Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 43 NGA 366

Provania e Linkolnit

“O thellësi pasurie edhe e urtësisë dhe e diturisë së Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pagjurmueshme janë udhët e tij!” (Romakëve 11:33)

Lindur më 12 Shkurt të vitit 1809, Abraham Linkoln, deri në të dyzetat e tij, i qëndroi skeptik fesë dhe ndonjëherë edhe cinik. Është e jashtëzakonshme se si vuajtja personale dhe kombëtare e udhëhoqën Linkolnin realitetin e Perëndisë, në vend që ta shtynin atë larg këtij realiteti.

Në vitin 1862, kur Linkolni ishte 53 vjeç, i vdes djali i tij 11 vjeçar, Willie. Bashkëshortja e tij “u përpoq ta lehtësonte vajtimin e saj përmes mediumeve të Epokës së Re”. Ndërkaq Linkolni shkoi te Phineas Gurley, pastori i kishës Presbiteriane të Bulevardit Nju Jork në Uashington.

Ata patën biseda të gjata, të cilat çuan në atë që Gurley e përshkroi si “një kthim te Krishti”. Linkolni tregon: “Shumë herë jam detyruar të bie në gjunjë, për shkak të bindjes së fortë që nuk kam ku të shkoj tjetër.”

Gjithashtu ai mundohej përditë nga tmerret e të vdekurve apo ushtarëve të plagosur. Në Uashington kishte pesëdhjetë spitale për të plagosurit. Në dhomën rrethore të Kapitalit ishin dy mijë barrela për ushtarët e plagosur.

Normalisht, në këto spitale të përkohshme, vdisnin çdo ditë pesëdhjetë ushtarë. E gjithë kjo e shtyu Linkolnin edhe më thellë në provaninë e Perëndisë. “Nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të besojmë se Ai që e bëri botën, ende e qeveris atë.”

Deklarata e tij më e famshme për provaninë e Perëndisë, lidhur me Luftën Civile, ishte fjalimi i dytë në inaugurimin e tij si president, një muaj para se ta vrisnin. Kjo deklaratë është e jashtëzakonshme, sepse nuk e bën Perëndinë mbështetës të kauzës së Unionit apo Konfederatës. Perëndia ka qëllimin e Tij dhe nuk e justifikon mëkatin tek asnjëra prej palëve.

Shpresojmë fort–lutemi me zell–që kjo murtajë e madhe e kësaj lufte të kalojë sa më shpejt...

Megjithatë, nëse Perëndia vendos që të vazhdojë, gjersa të humbasë e gjithë pasuria e grumbulluar nga skllevërit për dyqind e pesëdhjetë vjet mundime të pashpërblyera, dhe gjersa çdo pikë gjaku e derdhur nga kamxhiku të paguhet me një pikë gjaku të derdhur nga shpata, sikurse u tha tre mijë vjet më parë, po kështu duhet të themi sërish “gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta”.

Lutem për të gjithë ju që po vuani humbje, lëndim dhe një pikëllim të madh, që ashtu si ndodhi me Linkolnin, brenda jush të zgjohet jo një fatalizëm i zbrazët, por një varësi e thellë në urtësinë dhe dashurinë e pafundme të provanisë së pahulumtueshme të Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 42Dita 44

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​