Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 47 NGA 366

Kur bindja të duket e pamundur

“Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun.” (Hebrenjve 11:17)

Për shumë prej jush tani—dhe për të tjerët që do t’iu vijë koha—bindja duket si fundi i një ëndrre. Ndihesh sikur bindja ndaj thirrjes së fjalës apo Frymës së Perëndisë, do të të bëjë të mjerueshëm dhe se nuk ka mundësi që Perëndia ta kthejë gjthçka për të mirën tënde.

Ndoshta urdhri ose thirrja e Perëndisë, që po dëgjon tani, është të vazhdosh të jesh i martuar ose beqar, të mbash punën ose ta lësh atë, të pagëzohesh, të flasësh në punë për Krishtin, të refuzosh kompromisin e standardeve të tua të ndershmërisë, ta ballafaqosh një person që po jeton në mëkat, t’i futesh një zanati të ri, ose të bëhesh misionar. Ndërsa e bluan me mendjen tënde të kufizuar, gjasat për ta bërë këtë janë të tmerrshme. Kjo është njësoj si humbja e Isakut, birit të vetëm që mund të ishte trashëgimtar.

Ti ke marrë parasysh çdo këndvështrim njerëzor dhe të duket e pamundur që të dalë për mirë.

Tani e di si ndihej Abrahami. Kjo histori gjendet në Bibël për ty.

A e dëshiron Perëndinë, premtimet e Tij dhe mënyrën si Ai vepron, më tepër se çdo gjë? A beson se Ai është i zoti ta nderojë besimin dhe bindjen tënde, dhe do ta bëjë duke mos pasur turp që të quhet Perëndia yt? A beson se Perëndia do ta përdorë gjithë urtësinë, fuqinë dhe dashurinë e Tij për ta kthyer shtegun e bindjes, në shtegun e jetës dhe gëzimit?

Kjo është kriza me të cilën po përballesh: A e dëshiron Perëndinë? A do t’i besosh Atij? Fjala e Perëndisë për ty është: Perëndia është i denjë, Perëndia është i aftë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 46Dita 48

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​