Solid Joys ShqipShembull
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Kur je i pavdekshëm
Dhe si u bë ditë, disa nga judenjtë kurdisën një komplot duke u lidhur me betim, duke thënë, që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.” (Veprat 23:12)
Çfarë ndodhi me ata njerëzit e uritur, të cilët u betuan se nuk do të hanin derisa ta kishin vrarë Palin?
Për këtë ngjarje lexojmë te Veprat 23:12: “Dhe si u bë ditë, disa nga judenjtë kurdisën një komplot duke u lidhur me betim, duke thënë, që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.” Nuk funksionoi! Pse? Sepse ndodhi një varg ngjarjesh të pazakonta.
- Një djalë dëgjoi për komplotin e tyre.
- Ky djalë ishte djali i motrës së Palit.
- Ky djalë pati guximin të shkonte te kryeqindësi romak që ruante Palin.
- Kryeqindësi e mori mjaft seriozisht dhe e çoi para kryemijësit.
- Kryemijësi e besoi dhe përgatiti “dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës” për ta çuar Palin në një vend të sigurt.
Secila nga këto ngjarje ishte tepër e pazakontë. E çuditshme, por kjo ishte ajo që ndodhi.
Çfarë iu kishte shpëtuar atyre burrave të uritur që po prisnin në pritë? Ata nuk e kishin llogaritur atë që i ndodhi Palit pak para se ata ta thurnin komplotin. Zoti iu shfaq Palit në burg dhe i tha: “Kurajë, Pal, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jerusalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë” (Veprat 23:11).
Krishti tha se Pali do të shkonte në Romë dhe kjo ishte vendosur. Asnjë pritë nuk mund të qëndrojë kundër premtimit të Krishtit. Derisa Pali arriti në Romë, ai qe i pavdekshëm. Ai duhej të jepte edhe një dëshmi të fundit dhe Krishti do të kujdesej që Pali ta jepte atë dëshmi.
Edhe ti ke një dëshmi të fundit për të dhënë. Ti gjithashtu je i pavdekshëm derisa ta japësh atë dëshmi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Solid Joys Shqip](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F34822%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione