Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 50 NGA 366

Lloji i të ftohtit që vret

“Dërgon mbi tokë urdhrin e tij, fjala e tij merr dheun.” (Psalmi 147:15)

Sonte do të jetë 4.5 gradë më ngrohtë në frigoriferin tonë sesa jashtë, këtu në Minesota. Temperatura më e lartë nesër do të jetë -20 ℃. Këtë e pranojmë nga dora e Zotit.

Dërgon mbi tokë urdhrin e tij,

fjala e tij merr dheun.

Dërgon borën si lesh

dhe përhap brymën si hi.

Hedh breshërin e tij me copa;

kush mund t’i bëjë ballë të ftohtit të tij?

Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato;

Bën që të fryjë era e tij dhe ujërat rrjedhin.
(Psalmi 147:15-18)

Ky është ai lloj i ftohti me të cilin nuk mund të luash. Ai të vret!

Kur erdha në Minesota nga Karolina e Jugut, u vesha si për dimër, por nuk bëra përgatitje që do të më shpëtonin jetën, në rast se makina pësonte defekt.

Një të diel, kur po kthehesha nga kisha, në këtë lloj të ftohti, makina u prish. Atëherë s’kishte telefona celularë. Në makinë kisha bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël.

Në rrugë s’kishte njeri. Papritur kuptova se kjo është e rrezikshme.

Shumë shpejt, situata u bë shumë e rrezikshme. Askush nuk erdhi.

Nga larg dallova një shtëpi pas një gardhi. Unë jam babai dhe kjo është puna ime. Kalova gardhin, vrapova drejt shtëpisë dhe trokita në derë. Ata ishin në shtëpi. U shpjegova që kisha bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël në makinë, dhe i pyeta nëse mund të na pranonin në shtëpi. Ata pranuan.

Ky është ai lloj i ftohti me të cilin nuk luan dot.

Kjo është një mënyrë tjetër se si Perëndia na thotë: “Kur përballesh me të nxehtë apo acar, me lartësi apo thellësi, me mprehtësi apo topitje, me zhurmë apo qetësi, me dritë apo errësirë...mos luaj me Mua. Unë jam Perëndi. Unë i krijova të gjitha këto gjëra. Ato flasin për Mua, ashtu siç bëjnë edhe flladet e ngrohta të verës, shirat e shtruar, netët me hënë, valëzimet buzë liqenit, zambakët e fushës dhe zogjtë e qiellit.”

Në këtë acar ka një fjalë për ne. Zoti na dhëntë lëkurë për të ndier dhe vesh për të dëgjuar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 49Dita 51

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​