Solid Joys ShqipShembull
Forma më e mirë e skllavërisë
Sepse ai që është i thirrur në Zotin duke qenë skllav, është i liruari i Zotit; po ashtu ai që është thirrur, duke qenë i liruar, është skllav i Krishtit.” (1 e Korintasve 7:22)
Prisja që Pali t’ua ndryshonte vendet fjalëve “Zot”, që do të thotë Zotëri dhe “Krisht”, që domethënë Mesia.
Ai e lidh lirimin tonë me faktin që Jezusi është Zotëria ynë (“i liruari i Zotit”). Ai e lidh skllavërinë tonë të re me Jezusin si Mesia ynë (“skllav i Krishtit”). Kjo më duket e çuditshme, sepse Mesia erdhi ta lironte popullin e Tij nga zotëruesit e tyre; dhe zotërinjtë marrin kontrollin e jetës së skllevërve të tyre.
Pse Pali e shpreh kështu? Pse e lidh skllavërinë (dhe jo lirimin) me Mesian, dhe lirimin (jo skllavërinë) me Zotin?
Sugjerim: Ky shkëmbim ka dy efekte në lirinë tonë të re dhe dy efekte në skllavërinë tonë të re.
Nga njëra anë, duke na quajtur “të liruarit e Zotit”, Ai e siguron dhe e kufizon lirinë tonë të re:
- Ai është Zot mbi të gjithë zotërit; ndaj lirimi ynë nuk mund të vihet në dyshim—pra, është absolutisht i sigurt.
- Megjithatë, duke qenë të lirë nga çdo zot tjetër, ne nuk jemi të lirë prej Tij. Liria jonë është kufizuar në mëshirën e Tij. Jezusi është Mesia ynë.
Nga ana tjetër, kur na quan “skllevër të Krishtit”, Ai e liron dhe e ëmbëlson skllavërinë tonë:
- Mesia shpall të drejtën e Tij mbi të vetët, në mënyrë që t’i sjellë ata nga kufizimet e robërisë në viset e hapura të paqes. “Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit” (Isaia 9:6).
- Ai i bën ata të vetët, për t’u dhënë atyre gëzimin më të ëmbël. “Do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi” (Psalmi 81:16). Ai Shkëmb është Krishti, Mesia.
Prandaj, ti i krishterë, gëzohu: “Sepse ai që është i thirrur në Zotin duke qenë skllav, është i liruari i Zotit”—i Zotërisë. “Po ashtu, ai që është thirrur, duke qenë i liruar, është skllav i Krishtit—i Mesias që liron dhe ëmbëlson.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione