Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 41 NGA 366

Besimi shpëtues nuk kënaqet kollaj

“Dhe, po ta kishin pasur në mend atë nga e cila kishin dalë, do të kishin pasur kohë të ktheheshin atje. Por tani dëshirojnë një më të mirë, domethënë qiellor.” (Hebrenjve 11:15-16)

Besimi e sheh të ardhmen e premtuar që ia ofron Perëndia dhe “e dëshiron” atë. “Por tani dëshirojnë një më të mirë, domethënë qiellor.” Mendo pak për këtë.

Ka shumë njerëz, që e hollojnë besimin shpëtues duke e kthyer atë thjesht në një vendim, i cili nuk kërkon ndryshimin e asaj që ata dëshirojnë e kërkojnë në jetë. Por synimi i këtij teksti në kapitullin madhështor të besimit në Bibël (Hebrenjve 11) është që të jetuarit dhe të vdekurit me anë të besimit, do të thotë të kesh dëshira të reja dhe të kërkosh kënaqësi të reja.

Vargu 14 thotë se shenjtorët e lashtë (të cilët lavdërohen për besimin e tyre te Hebrenjve 11) po kërkonin një vend tjetër nga ai që u ofronte kjo botë. Në vargun 16 thuhet se ata dëshironin diçka më të mirë se ajo që mund t’u ofronte ekzistenca e tyre tokësore. “Por tani dëshirojnë një më të mirë, domethënë qiellor.”

Ata ishin mbërthyer aq fort nga Perëndia, saqë nuk i kënaqte asgjë më pak sesa të qenët me Perëndinë.

Kështu pra, besimi i vërtetë shpëtues është ky: t’i shohësh premtimet e Perëndisë nga larg dhe të përjetosh një ndryshim vlerash, aq sa të dëshirosh dhe të kërkosh premtimet e Perëndisë dhe t’u besosh atyre mbi gjithçka që bota të ofron.

Shkrimet e Shenjta

Dita 40Dita 42

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​