Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 104 NGA 366


Folu lotëve të tu

“Ata që mbjellin me lot, do të korrin me këngë gëzimi. Vërtet ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet me këngë gëzimi, duke sjellë duajt e tij.” (Psalmi 126:5-6)

Nuk ka asgjë të trishtueshme në mbjelljen e farës. Mbjellja nuk kërkon më shumë punë se korrja. Ditët mund të jenë të bukura. Mund të ketë shpresë të madhe për të korrat.

Megjithatë psalmi flet për mbjelljen “me lot”. Thotë se “vërtet ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet.” Po pse qan ai?

Mendoj se arsyeja nuk është që mbjellja është e trishtueshme, ose që mbjellja është e vështirë. Mendoj se arsyeja nuk ka të bëjë fare me mbjelljen. Mbjellja është thjesht puna që duhet bërë, edhe atëherë kur ka gjëra në jetë, që na bëjnë të qajmë.

Të mbjellat nuk do të presin derisa ne t’i japim fund vajtimit tonë apo të zgjidhim të gjitha problemet tona. Nëse duam që të ushqehemi vitin e ardhshëm, duhet të dalim në fushë dhe të mbjellim farën, jemi apo nuk jemi duke qarë.

Nëse e bën këtë, premtimi i psalmit është se do të “korrësh me këngë gëzimi.” Ti do të kthehesh “me këngë gëzimi, duke sjellë duajt” e tu, jo sepse lotët e mbjelljes prodhojnë gëzimin e korrjes, por sepse vetë mbjellja prodhon korrjen. Kujto këtë edhe atëherë kur lotët e tu të tundojnë të heqësh dorë nga mbjellja.

Ja cili është mësimi: Kur ka punë të thjeshta dhe të qarta për t’u bërë, kur je plot trishtim dhe lotët të rrjedhin lirshëm faqeve, vazhdo dhe bëji ato punë edhe me lot. Tregohu realist! Thuaju lotëve të tu: “Lotë, ju ndiej. Ju më bëni të dëshiroj të heq dorë nga jeta. Sidoqoftë, ka një fushë, e cila duhet mbjellë (ka enë për t’u larë, ka një makinë që duhet rregulluar, ka një predikim që duhet shkruar).”

Pastaj në bazë të fjalës së Perëndisë thuaj: “Lotë, e di që nuk do të vazhdoni përgjithmonë. Vetë fakti që unë thjesht bëj punën time (pavarësisht lotëve dhe vështirësive), në fund ka për të sjellë një të korrë bekimi. Prandaj vazhdoni, rridhni, nëse duhet të rridhni. Gjithsesi, unë besoj—edhe pse ende nuk e shoh ose e ndiej plotësisht—unë besoj se puna e thjeshtë e mbjelljes do të sjellë duajt e të korrave. Kështu lotët e mi do të kthehen në gëzim.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 103Dita 105

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​