Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 105 NGA 366


Lutu për famën e Tij

“Ju pra, lutuni kështu: ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.’” (Mateu 6:9)

Shkrimi na thotë me dhjetëra herë se Perëndia i bën gjërat “për hir të emrit të tij.”

Më prin nëpër shtigjet e drejtësisë, për hir të emrit të tij. (Psalmi 23:3)

Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe. (Psalmi 25:11)

Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij. (Psalmi 106:8)

Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim. (Isaia 48:9)

Mëkatet ju janë falur për shkak të emrit të tij. (1 e Gjonit 2:12)

Nëse pyet se çfarë e motivon me të vërtetë zemrën e Perëndisë në të gjitha këto deklarata (si dhe në shumë të tjera si ato), përgjigjja është se Perëndia kënaqet kur emri i Tij bëhet i njohur dhe nderohet.

Lutja e parë dhe më e rëndësishme që mund të bëhet është: “U shenjtëroftë emri yt”. Dikur mendoja se kjo ishte një lloj lëvdate, si në rastin e “Haleluja! Emri i Zotit është shenjtëruar!” Ama ajo nuk është një lëvdatë, por një kërkesë. Në fakt është në formën urdhërore, është një lloj urdhërimi. Zot, bëj që të jetë kështu! Shkaktoje! Emri yt u shenjtëroftë. Kjo është kërkesa ime, lutja ime. Të nxis që ta bësh: Bëj që njerëzit ta shenjtërojnë emrin Tënd. Bëj që unë ta shenjtëroj emrin Tënd!

Perëndisë i pëlqen që gjithnjë e më shumë njerëz ta “shenjtërojnë” emrin e Tij. Kjo është arsyeja pse Biri i Tij i mëson të krishterët të luten për këtë. Në fakt, Jezusi e bën këtë lutjen e parë dhe më të rëndësishmen, sepse ky është pasioni i parë dhe më i madh i Atit.

“O Zot, bëj që gjithnjë e më shumë njerëz ta shenjtërojnë emrin tënd,” domethënë, ta vlerësojnë, ta admirojnë, ta respektojnë, ta çmojnë, ta nderojnë, t’i druhen dhe ta lëvdojnë emrin Tënd. Sa më shumë njerëz që të jetë e mundur! Mund të dallosh pra, që në thelb, kjo është një lutje misionare.

Shkrimet e Shenjta

Dita 104Dita 106

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​