Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 106 NGA 366


Mos u bëni si mushka

“Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.” (Psalmi 32:9)

Përfytyro popullin e Perëndisë si një fermë me lloj-lloj kafshësh. Perëndia kujdeset për kafshët e Tij. Ai u tregon se ku duhet të shkojnë dhe siguron një hangar për t’i mbrojtur.

Gjithsesi, në këtë fermë kafshësh, njëra prej tyre po ia bën punën tepër të vështirë, dhe kjo është mushka. Ajo është budallaqe dhe kokëfortë, dhe është e vështirë ta dallosh se cili tipar mbizotëron tek ajo—kokëfortësia apo budallallëku.

Mënyra se si i pëlqen Perëndisë t’i fusë kafshët e Tij në hangar për t’u dhënë ushqim dhe strehë, është t’u mësojë atyre se të gjitha ato kanë një emër të veçantë dhe pastaj t’i thërrasë me emër. “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën nëpër të cilën duhet të ecësh” (Psalmi 32:8).

Por mushka nuk reagon ndaj këtij lloj drejtimi. Ajo nuk ka mend. Prandaj, Perëndia i hipën kamionçinës së Tij dhe del në fushë, i vendos mushkës kapistallin dhe gojëzën, e lidh pas kamionçinës dhe e tërheq atë në hangar, teksa ajo ende ngul këmbë dhe shfryn gjatë gjithë rrugës.

Kjo nuk është mënyra se si Perëndia do që kafshët e Tij të vijnë tek Ai për bekim dhe mbrojtje.

Një ditë do të jetë tepër vonë për atë mushkë. Atë do ta zërë breshëri dhe do ta godasë rrufeja, dhe kur të vijë me vrap, dera e hangarit do të jetë e mbyllur.

Prandaj, mos u bëj si mushka. “Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër.”

Përkundrazi, kushdo që është i perëndishëm, të vijë te Perëndia në lutje derisa ai mund të gjendet (Psalmi 32:6).

Që të mos jemi mushka, ne duhet të përulim veten, duke ardhur te Perëndia në lutje, duke rrëfyer mëkatet tona, dhe ashtu si zogj të vegjël nevojtarë në fermë, të pranojmë drejtimin e Perëndisë për të hyrë në hambarin e mbrojtjes dhe sigurimit të Tij.

Shkrimet e Shenjta

Dita 105Dita 107

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​