Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 103 NGA 366


Në fund ti s’mund të humbasësh

“Rojën e keni; shkoni dhe siguroni varrin, si të dini.” (Mateu 27:65)

Pas vdekjes dhe varrosjes së Jezusit në një varr që u mbyll me një gur të madh, farisenjtë erdhën te Pilati për të marrë leje që ta vulosnin gurin dhe ta ruanin varrin.

Ata bënë atë që kishin në dorë—por më kot.

Ishte një përpjekje e kotë atëherë, mbetet e kotë sot, dhe gjithmonë do të jetë e tillë. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, njerëzit nuk mund ta mbajnë dot Jezusin poshtë. Ata s’mund ta mbajnë dot në varr.

Nuk është e vështirë për ta kuptuar: Ai mund të dalë, sepse nuk e detyruan të hynte brenda. Ai lejoi që ta përgojonin, ta ngacmonin, ta refuzonin, ta përçmonin, ta shtynin dhe ta vrisnin.

Unë e jap jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk e merr nga unë, por e jap nga vetja ime; unë kam pushtet ta lë dhe kam pushtet ta marr përsëri. (Gjoni 10:17-18)

Askush nuk mund ta mbante Jezusin poshtë, për shkak se askush nuk e rrëzoi. Ai u shtri vetë, kur ishte gati.

Kur duket se është varrosur përfundimisht, Jezusi po bën diçka të mahnitshme në errësirë. “Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farë në dhe. Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle e çohet, fara mbin e rritet, pa e ditur ai se si” (Marku 4:26-27).

Bota mendon se e ka hequr qafe Jezusin—tani Ai nuk është më pengesë—por Jezusi është duke punuar në vendet e errëta. “Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt” (Gjoni 12:24). Ai lejoi që ta varrosnin—“askush nuk e merr [jetën] nga unë”—Ai do të dalë nga varri me pushtet kur dhe ku t’i pëlqejë Atij—“kam pushtet ta marr përsëri.”

“Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që ai të mbahej nga vdekja” (Veprat 2:24). Jezusi e ka priftërinë e Tij sot “sipas fuqisë së jetës së pashkatërrueshme” (Hebrenjve 7:16).

Për njëzet shekuj bota ka provuar gjithçka—por më kot. Ata s’mund ta fusin dot në varr. Ata s’mund ta mbajnë do të mbyllur. Ata s’mund t’ia mbyllin dot gojën apo ta kufizojnë. Jezusi është i gjallë dhe plotësisht i lirë të shkojë dhe të vijë si t’i pëlqejë.

Besoji Atij dhe shko me Të, pavarësisht çfarë ndodh. Në fund, ti s’mund të humbasësh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 102Dita 104

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​