Shpresa Jetëdhënese: Një Numërim Mbrapsht drejt Pashkës Shembull
"Merr zemër".
Bibla nuk na tregon shumë, për kohën midis vdekjes së Jezusit dhe ringjalljes. Por, ne e dimë që ajo ndodhi gjatë festës së Pashkës: një festë njëjavore, që përkujtonte kur Zoti i liroi Izraelitët nga skllavëria.
Gjatë kremtimit, Hebrenjtë ndanin një vakt me njëri-tjetrin dhe flijonin qengja të përsosur në tempull, përpara se të përgatiteshin për të pushuar në Shabat. Ishte dita para të Shtunës, që trupi i Jezusit u mbyll brenda varrit.
Imagjino të jesh një dishepull i Jezusit, ndërsa kjo ndodhi. Jo vetëm që një nga miqtë e tu më të ngushtë është vrarë gabimisht, por nuk të lejohet të mbash zi siç duhet për vdekjen e tij, derisa të mbarojë dita e pushimit.
Ajo që dishepujt nuk e kuptuan në atë kohë, ishte se dhimbja që po përjetonin ishte pjesë e një historie më të madhe - një plan për të na shpenguar të gjithëve. Zoti mund ta shihte ringjalljen duke ardhur, edhe pse dishepujt nuk mundën.
Pushimi na kujton se Zoti është Zot mbi çdo situatë. Dhe pushimi na ndihmon të përqendrohemi, në atë që ka më shumë rëndësi: Ai që premton të sigurojë gjithçka që na nevojitet. Kur vendosim të ndalojmë në mes të vështirësive, ne zgjedhim të adhurojmë Zotin.
Pra, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh rreth teje sot, zgjidh të pushosh në Zotin - edhe nëse bota përreth teje po zgjedh të shqetësohet. Asgjë nuk është e pamundur për Të.
Lutu: Jezus, sot, më ndihmo të pushoj në Ty. E di që Ti je më i madh, se gjithçka që po ndodh rreth meje. Shpresa ime është vetëm te Ti, sepse ti je shpëtimi im. Besoj se Ti tashmë i je përgjigjur thirrjeve të zemrës sime, edhe pse jam akoma duke pritur të shoh përgjigjet. Kështu që sot, unë zgjedh t'i drejtoj sytë nga Ti. Në emrin e Jezusit, Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur të rrethon errësira, si duhet të përgjigjesh? Për 3 ditët e ardhshme, zhytu në historinë e Pashkës dhe zbulo se si të mbahesh tek shpresa, kur ndihesh i braktisur, i vetmuar, ose i padenjë.
More