Shpresa Jetëdhënese: Një Numërim Mbrapsht drejt Pashkës Shembull
"Ndiqmë."
Pjetri u ul në pikëllim dhe errësirë, ditët e tij të shënuara nga heshtja e Zotit. Ai e kishte mohuar publikisht, se e njihte Jezusin, pak para se Jezusi të tërhiqej tutje për t'u kryqëzuar. Dhe tani për ato pak ditë në vazhdim, Pjetrit iu desh të përpunonte pikëllimin dhe fajin e tij, pa asnjë pritje që dhimbja të ndalej.
Por gjatë mëngjesit të hershëm të ditës së tretë, varri i Jezuit u gjet i zbrazët dhe guri u rrokullis. Ndërsa Pjetri qëndron nga frika bashkë me dishepujt e tjerë - duke u përpjekur të përpunojë ngjarjet e ditës - Jezusi papritmas i shfaqet Pjetritplotësisht i gjallë!
Në vend që ta linte Pjetrin të jetonte me turpin e gabimeve të tij të së kaluarës, Jezusi e tërheq mënjanë dhe i bën një pyetje, që e shtyn Pjetrin në qëllimin e tij:
"A më do ti mua?"
Me këtë pyetje, Jezusi e fton Pjetrin të ripohojë marrëdhënien që Ai kishte mohuar. Fuqia e Jezusit mbi vdekjen dhe errësirën, nënkuptonte që Pjetri nuk duhej të qëndronte i përcaktuar nga gabimet e tij të së kaluarës. Ai ende mund të përqafonte thirrjen për jetën e tij dhe të bëhej udhëheqësi, që Jezusi gjithmonë e dinte që ai mund të ishte.
Ashtu si Pjetri, ti ke mundësinë të thuash "po" për ta dashur Jezusin dhe për t'u dashur nga Ai. Pavarësisht se sa e çrregullt duket jeta jote, apo sa larg Jezusit ndihesh, nuk ka asgjë që mund të të ndajë nga dashuria e Tij. Gabimet e tua të së kaluarës ose problemet aktuale, nuk diktojnë qëllimin tënd kur jeta jote është e rrënjosur vetëm në Krishtin.
Ringjallja na siguron se asnjë situatë ose gabim, nuk është e pamundur për Zotin ta shpengojë. Nuk ekziston asnjë frikë, që Jezusi nuk mund të pushtojë dhe asnjë jetë, që Ai nuk mund të shërojë. Asnjë errësirë, nuk mund të qëndrojë kundër fuqisë së Zotit të ringjallur, që mundi vdekjen në emrin tonë. Nuk ka asgjë që Zoti ynë nuk mund të bëjë.
Lutu:Jezus, faleminderit që pushtove vdekjen për mua. Jam mirënjohës, që asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria jote dhe asnjë gabim, nuk mund të më skualifikojë nga planet e tua. Sot, më kujto se kush më ke thirrur të jem. Dhe kur filloj të ndjehem i padenjë, më ndihmo të kujtoj të reflektoj në ringjalljen Tënde dhe të gëzohem që vetëm Ti je shpëtimi im. Unë të dua, dhe sot vendos të të ndjek Ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur të rrethon errësira, si duhet të përgjigjesh? Për 3 ditët e ardhshme, zhytu në historinë e Pashkës dhe zbulo se si të mbahesh tek shpresa, kur ndihesh i braktisur, i vetmuar, ose i padenjë.
More