Shpresa Jetëdhënese: Një Numërim Mbrapsht drejt Pashkës Shembull
"Pse më ke braktisur?"
Imagjino sikur je duke parë Jezusin të varur nga kryqi. Mënyra e vetme që Ai mund të marrë frymë, është duke e shtyrë veten lart, duke përdorur gozhdat në kyçet e duarve dhe të këmbëve.
Ndërsa dita po mbaron, Ai mbledh aq pak forcë që i ka mbetur për ta tërhequr përsëri veten, në mënyrë që të mund të bërtasë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?"
Nëse jemi të sinqertë me veten, të gjithë me siguri kemi pasur momente kur kemi pyetur Zotin, "Ku je ti në këtë? Përse më ke braktisur?"
Si duhet të reagojmë, kur gjendemi në situata kur ndihemi vetëm, të shqetësuar, ose të braktisur?
Fjalët që Jezusi tha në kryq, në të vërtetë u morën nga Psalmi 22 - një vajtim profetik i shkruar nga mbreti David. Në shumë mënyra, ky Psalm ka të bëjë me Jezusin, por gjithashtu na jep tre hapa veprimi, që mund të ndjekim kur ndihemi vetëm:
1. Ji i sinqertë me Zotin, për mënyrën se si po ndihesh.
Marrëdhëniet fillojnë me të qenit të sinqertë. Pra, nëse ndihesh i braktisur nga Zoti, tregoji Atij këtë. Bëji Zotit pyetjet e tua dhe përgatit zemrën tënd,e për të dëgjuar përgjigjet e tij.
2. Jepi lavdi Zotit gjithsesi.
Ndjenjat tona nuk e ndryshojnë faktin, që Zoti është i denjë të adhurohet. Në fakt, shpesh është përmes lavdërimit, që ne zbulojmë shërimin e shqetësimit tonë. Kur përqendrohemi në atë që është Zoti, perspektiva jonë përfundimisht zhvendoset - edhe nëse situata jonë jo.
3. Kujtoji Zotit premtimet e tij.
Gjatë Psalmit 22, Davidi në thelb i thotë Zotit: "Unë e di kush je. Dhe meqenëse je gjithmonë i vërtetë ndaj karakterit, më çliro ashtu si i ke dorëzuar njerëzit e tu para meje. " Kujtimi i Zotit për premtimet e tij, nuk është vetëm një akt besimi, por gjithashtu na ndihmon të kujtojmë besnikërinë e karakterit të Zotit.
Në fund të fundit, besnikëria e Zotit u personifikua kur Jezusi u kryqëzua. Jezusi vuajti i vetëm në kryq me dëshirë, në mënyrë që të mund të përjetonim një shoqëri të përjetshme me Perëndinë. Jezusi është përmbushja profetike e Psalmit 22. Dhe, për shkak se Ai e duroi ndarjen nga Zoti, ne kurrë nuk kemi ta bëjmë.
Merr një moment për të reflektuar, mbi sakrificën përfundimtare të Jezusit për ty.
Lutu:Jezus, faleminderit që më shpëtove nga ndarja e përjetshme nga Ti. Është për shkak se Ti me dëshirë durove ndarjen nga Ati Yt, që unë kurrë nuk kam për ta bërë. Sot, më ndihmo të bëj një pauzë dhe të reflektoj mbi madhësinë e sakrificës Tënde dhe të të jap lavdinë që me të drejtë e meriton. Pavarësisht se çfarë po ndiej, Ti je gjithmonë i denjë për adhurimin tim. Prandaj sot, unë vendos të të adhuroj Ty. Në emrin e Jezusit, Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kur të rrethon errësira, si duhet të përgjigjesh? Për 3 ditët e ardhshme, zhytu në historinë e Pashkës dhe zbulo se si të mbahesh tek shpresa, kur ndihesh i braktisur, i vetmuar, ose i padenjë.
More