Aty ishte një njeri i mirë e i drejtë me emrin Jozef. Ai ishte anëtar i sinedrit, por nuk e kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Jozefi ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Perëndisë. Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit. Atëherë e zbriti nga kryqi, e mbështolli me një pëlhurë prej liri dhe e vendosi në një varr të hapur në shkëmb, ku nuk ishte vënë ende askush. Ishte e premte, duke u gdhirë e shtunë. Gratë, që kishin ardhur nga Galilea me Jezuin, e ndoqën pas Jozefin. Ato e panë varrin dhe sesi ishte vendosur trupi i Jezuit. Pastaj u kthyen dhe përgatitën vajra erëmirë e mirrë.
Lexo Luka 23
Dëgjoj Luka 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 23:50-56
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video