ZOTI i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: këto janë të kremtet e ZOTIT, të cilat do t'i shpallni si mbledhje të shenjta. Ja cilat janë këto të kremte: do të punoni gjashtë ditë, ndërsa dita e shtatë do të jetë e shtunë, ditë pushimi e plotë dhe mbledhje e shenjtë. Mos bëni asnjë punë, sepse e shtuna është në nder të ZOTIT në të gjitha vendbanimet tuaja. Këto janë të kremtet e ZOTIT, mbledhjet e shenjta që do të kremtoni në kohën e caktuar për to. Në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë, në mbrëmje, kremtohet Pashka në nder të ZOTIT. Ditën e pesëmbëdhjetë të po këtij muaji festohet e kremtja e Bukëve të ndorme në nder të ZOTIT. Për shtatë ditë hani bukë të ndorme. Ditën e parë bëni një mbledhje të shenjtë e mos punoni. Për shtatë ditë t'i kushtoni ZOTIT fli zjarri. Edhe ditën e shtatë bëni një takim të shenjtë e mos punoni».
Lexo Levitiku 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 23:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video