Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së BashkuShembull

Collective: Finding Life Together

DITA 7 NGA 7

Kur ndihesh si i rritur apo që e ke vënë në vijë jetën tënde?

Ja dole të arrish deri në ditën e fundit të këtij Plani Biblik, por me siguri ke ende më shumë pyetje sesa përgjigje. Ja çfarë duhet të dish: Kjo është në rregull.

Asnjëherë nuk do fillosh të ndihesh sikur je i rritur, dhe kurrë nuk do ndjesh vërtet sikur i ke të gjitha përgjigjet. Dhe kjo është saktësisht ashtu si e ka përcaktuar Zoti. Nëse do të kishim të gjitha përgjigjet, nuk do të kishim nevojë për Zotin.

Psalmi 119:105 na thotë se Fjala e Zotit është një llambë për këmbët tona dhe një dritë në rrugën tonë. Është një imazh shumë i bukur. Në thelb, na tregon se Zoti na jep informacione të mjaftueshme për të bërë gjënë tjetër të duhur. Por ne nuk e shohim tablon e plotë. Dhe këtu qëndron çështja. Sepse kur nuk dimë se çfarë vjen pas, është një mundësi për t'i besuar Zotit.

Ne mund të vijmë te Zoti me atë që mendojmë se mund të duket jeta jonë, por ne i mbajmë planet tona me duar të hapura duke e ditur që qëllimet e Zotit janë shumë më të mëdha nga sa mund të kërkojmë, mendojmë ose imagjinojmë.

Kështu që, mos u streso shumë për ta vënë jetën tënde në vijë. Shenja e vërtetë e karakterit nuk është diçka e shkëlqyeshme që bën për karrierën tënde. Është sa mirë e do fqinjin tënd. Përdor dhuratat që Zoti ka vendosur brenda teje për të ndryshuar botën përpara teje.

Mos e stërmundo veten për gjithë ato gjëra që nuk di. 1 Korintasve 8:1 na kujton se njohuria na bën të ndihemi të rëndësishëm, por dashuria forcon Kishën. Disa nga fjalët e fundit të Jezusit, ishin në lutje Perëndisë që ne të mund të jetojmë në unitet. Kjo na tregon se mendimet tona janë të zbehta në krahasim me rëndësinë e dashurisë tonë për njëri-tjetrin.

Të jesh një i rritur nuk do të thotë të arrish diku. Bëhet fjalë të mësosh të mbështetesh te Zoti dhe te të tjerët përreth teje. Qëndro në Fjalën e Zotit. Bëj gjënë tjetër të duhur që Ai po të thërret të bësh. Dhe duaje personin pranë teje. Kur e bën këtë? Kjo do të forcojë ty, dhe do të forcojë Kishën.

Konsidero: Cilat janë disa mënyra se si mund të mësosh të mbështetesh më shumë te Perëndia dhe të tjerët përreth teje?

Lutje: Zot, faleminderit për planet që ke për mua. Më ndihmo të mbaj planet e mia me duar të hapura, duke besuar se qëllimi Yt është më shumë nga sa mund të kërkoj, mendoj ose imagjinoj. Më rretho me njerëzit e duhur. Më ndihmo të bëj atë që Ti më ke thirrur të bëj. Dhe më ndihmo të dua Ty dhe të tjerët më shumë çdo ditë. Në emër të Jezusit. Amen.

Zbulo më shumë këshilla për të rritur në finds.life.

Dita 6

Rreth këtij plani

Collective: Finding Life Together

Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdha të jetës së bashku në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Kolektivi, një studim për të rinjtë nga Life.Church.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/