Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së BashkuShembull

Collective: Finding Life Together

DITA 1 NGA 7

Po pyet veten nëse jeta jote është duke shkuar në drejtimin e duhur?

Pasi mbush 18 vjeç, duket sikur duhet të bëhesh i rritur menjëherë dhe të kesh vënë në vijë jetën tënde. Por atëherë kur ke më shumë pyetje sesa përgjigje? Kur ndihesh sikur nuk i përmbush pritjet që ti ose të tjerët vendosin për ty? Kur, ku mendove se do të ishe nuk është atje ku je dhe nuk je i sigurt se ku po shkon?

Merr frymë. Alarm i Rremë- askush nuk e ka kuptuar vërtet jetën e tij, por kjo është çështja. Ne të gjithë jemi duke mësuar të mbështetemi te Zoti dhe njerëzit e tjerë përreth nesh, për t’a marrë jetën hap pas hapi. Në fakt, Jezusi tha të mos shqetësohesh për të nesërmen, sepse e sotmja ka mjaft telashe të vetat.

Kjo është e vërtetë, apo jo? Kur fillojmë të mendojmë për financat tona dhe të ardhmen tonë, karrierën dhe marrëdhëniet tona - kjo bëhet mbytëse. Por kur ndalojmë dhe i shikojmë ditët një nga një, ne mund të fillojmë të heqim presionin nga vetja dhe në vend të kësaj të fillojmë të kërkojmë Zotin.

Këtu qëndron çështja për jetën. Është vërtet e shkurtër. Duket pak dëshpëruese, por Psalmi 90:12 thotë në të vërtetë se të mësosh të numërosh ditët tona të çon në mençuri. E çuditshme? Jo aq shumë. Kur e kuptojmë se e nesërmja nuk është e premtuar, e shohim çdo ditë si dhuratë nga Zoti. Një dhuratë e mbushur me mëshirë të re. Hir i freskët. Dhe më shumë mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.

Kështu që, nëse po pyet veten nëse jeta jote po ecën në drejtimin e duhur, nuk je vetëm. Si qënie njerëzore, ne kemi një tendencë të dëshirojmë më shumë përgjigje, kur në të vërtetë kemi nevojë më shumë për Zotin.

Por është një pyetje e drejtë. Madje edhe në kohën e Jezusit, njerëzit bënin pyetje të mëdha. Njëherë dikush e pyeti Atë se cili ishte urdhërimi më i rëndësishëm.

Ajo që Jezusi tha ishte jashtëzakonisht e thjeshtë, por edhe jashtëzakonisht e vështirë. Ai tha se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të duam Zotin dhe t'i duam njerëzit. Një herë tjetër, Jezusi në të vërtetë tha se bota do t'i njohë ndjekësit e Tij nga mënyra sesi ata i duan të tjerët.

Është e drejtë të themi, atëherë, se nëse e do Zotin dhe i do njerëzit përreth teje, me siguri je në rrugën e duhur.

Gjatë ditëve në vijim, do të eksplorojmë disa pyetje që kemi të gjithë herë pas here dhe të shohim se si Jezusi na takon në mes të jetës sonë të zakonshme, në mënyra të jashtëzakonshme.

Konsidero:Cilat janë disa mënyra se si unë mund ta dua Zotin dhe t'i dua njerëzit përreth meje?

Lutje: Zot, faleminderit që je sovran dhe që mund t'i hedh të gjitha shqetësimet e mia për të ardhmen mbi Ty. Faleminderit për hirin, mëshirën dhe dashurinë Tënde. Më ndihmo të mbështetem te Ti - jo në përpjekjet e mija. Më mëso të numëroj ditët e mia dhe të shfrytëzoj sa më shumë nga koha ime e shkurtër në tokë. Më ndihmo të të dua më shumë Ty dhe të tjerët çdo ditë. Në emër të Jezusit. Amen.

Dëshiron të zbulosh më shumë rreth të qenit një i rritur? Shiko studimin shoqërues, 5-pjesë studim me video, Kolektiv.

Dita 2

Rreth këtij plani

Collective: Finding Life Together

Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdha të jetës së bashku në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Kolektivi, një studim për të rinjtë nga Life.Church.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/