Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së BashkuShembull

Collective: Finding Life Together

DITA 4 NGA 7

A i pëlqej unë njerëzve? A e pëlqej unë veten time?



Mediat sociale mund të krijojnë një kulturë krahasimi. Është si një tabelë dixhitale me rezultate që nuk fle kurrë. Mund të gjendemi në kurthin e krahasimit se sa pëlqime morrën fotot tona në krahasim me fotot e dikujt tjetër. Ne shohim një grup miqsh që kanë dalë së bashku të postojnë një foto dhe pyesim veten—Pse nuk isha i ftuar? Pse ndihem kaq i vetmuar?



Ja çfarë duhet të kuptojmë:Ajo që është dixhitale shpesh mund të jetë mashtruese. Ne po e krahasojmë tërë jetën tonë me një fotografi të çastit të dikujt tjetër. Një imazh i filtruar, mund të na bëjë të mendojmë se të gjithë të tjerët kanë çdo gjë në rregull në jetën e tyre, ndërsa ne luftojmë prapa skenave. Në fakt, njerëzit që ne mendojmë kanë çdo gjë në vijë me shumë mundësi, ndjejnë të njëjtat turbullime si ne. Ne thjesht nuk e shohim atë pjesë.



Kjo është arsyeja pse duhet të ndalojmë krahasimin dhe konkurrencën. Jezusi na mësoi shumë për këtë te Mateu 9:36. Në atë histori, Jezusi pa një turmë njerëzish dhe Ai ndjeu dhembshuri të thellë për ta.



Tani le të jemi të sinqert. Kur ti sheh një turmë me njerëz—a ndjen dhembshuri apo ndjen konkurrencë?



Nëse ne shohim konkurrencë, nuk do të kemi dhembshuri, dhe nëse nuk kemi dhembshuri, ne do ta humbasim lidhjen tonë.



Pra, le të ndalojmë këtë cikël të pafund krahasimi dhe në vend të kësaj të zgjedhim të përqafojmë identitetin tonë në Krishtin. Si duket kjo?



Identiteti yt nuk bazohet në ndjenjat e tua, por në plotësimin e Shpirtit të Shenjtë. Kur e ndjek Jezusin, e njëjta Frymë që e ringjalli Atë nga të vdekurit jeton brenda teje. Kështu që, në ditët kur ndihesh sikur nuk je mjaftueshëm, mund të mbash mend se ndjenjat ndryshojnë, por Zoti ynë është i njëjti dje, sot dhe përgjithmonë. Dhe për shkak të asaj që bëri Jezusi për ne, Zoti nuk sheh mëkatin tënd, Ai sheh Birin e Tij.



Ti je bërë sipas imazhit të Perëndisë. Ti mban Frymën e Shenjtë brenda teje. Në ditët e tua më të këqija ose më të mira, Zoti të do, Ai është për ty, dhe Ai të zgjedh ty. Kur nuk e ndjen atë, lexo Fjalën e Zotit sidoqoftë. Bëj pohime të përditshme të rrënjosura në Shkrim për të të kujtuar atë që Zoti thotë se je.



Kur e di se kush je, mund të ndalosh së krahasuari dhe të fillosh të festosh mënyrat unike që Zoti ka krijuar secilin prej nesh.



Konsidero: Si mund të ndalosh së krahasuari dhe të fillosh të festosh të tjerët në jetën tënde? Çfarë hapash duhet të ndërmarrësh për të filluar vërtet të besosh se kush Zoti thotë se je?



Lutje: Zot, faleminderit për Jezusin. Faleminderit për hirin dhe dashurinë Tënde. Më ndihmo të filloj të mësoj dhe besoj ato që Ti thua për mua. Më ndihmo të ndaloj ta krahasoj veten me të tjerët dhe të filloj të festoj njerëzit përreth meje. Më jep dhembshuri për veten time dhe për të tjerët përreth meje. Në emër të Jezusit, Amen.


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Collective: Finding Life Together

Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdh...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë