Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së BashkuShembull
Si e kupton qëllimin tënd në jetë?
Ne shpesh i pyesim fëmijët, "Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?" Kur e mendon mirë, është një lloj pyetje mjaft intensive për t’ia bërë një 5-vjeçari. Por kur mbush 18 vjeç, krejt papritur, ka një presion të fortë për t'i kuptuar të gjitha. Pra, pyetja e madhe është—Çfarë duhet të bëj me jetën time?
Fatmirësisht, Jezusi na jep një skemë për të ndjekur. Siç e folëm ditën e parë, qëllimi ynë kryesor në jetë është ta duam Zotin dhe t'i duam njerëzit. Duket e thjeshtë, por është e vështirë ta jetosh.
Të duash njerëzit do të thotë t’i duash ata kur bëjnë gabime, kur të trajtojnë keq dhe kur të zemërojnë. Do të thotë që çdo vendim filtrohet përmes lentes të—A është ky vendim diçka që tregon dashuri ndaj të tjerëve përreth meje?
Jezusi na dha edhe më shumë qartësi në lidhje me qëllimin tonë, ndërsa u largua nga dishepujt e Tij. Në udhëzimin e tij të fundit, Ai përcaktoi misionin tonë—të dalim në botë, të bëjmë dishepuj dhe t'u mësojmë njerëzve që t'i binden Perëndisë. Ai gjithashtu premtoi se do të ishte me ne në çdo hap të rrugës.
Misioni ynë është t'i drejtojmë njerëzit te Jezusi duke i dashur ata si Jezusin. Përsëri, tingëllon e thjeshtë, por është shumë larg nga të qënit e lehtë. Nuk ka rëndësi se ku përfundon, ky është qëllimi yt. Pavarësisht nëse je duke punuar në biznes ose në një kafene, bëje si misionin tënd të duash njerëzit përreth teje dhe ti tregosh atyre për Lajmin e Mirë të Jezusit.
Dhe dije këtë - nuk duhet të bësh diçka epike për të bërë diçka të rëndësishme. Nuk është e nevojshme të jesh një Drejtor i Përgjithshëm ose të shkosh në ministri ose të drejtosh një çështje të madhe për të bërë një ndryshim. Të gjitha këto gjëra janë fantastike, por të gjithë ne kemi mundësinë për të bërë gjëra të mëdha çdo ditë duke dashur njerëzit para nesh.
Prandaj hiqe presionin. Jepi fund pritjeve të panevojshme që i ke vendosur vetes. Zoti ështëme ty, duke të drejtuar dhe udhëhequr në rrugën që Ai ka për ty.
Ende po pyet veten se si ta bashkosh këtë të vërtetë me vendimet masive që ke përpara teje?
Këtu janë tre pyetje për të të ndihmuar të vendosësh se si mund të jetosh qëllimin tënd—duke mbajtur parasysh që ti mund ta duash Zotin, t'i duash të tjerët dhe të bësh dishepuj pavarësisht se ku shkon.
1. Cilat përvoja të kaluara të kanë formuar? E kaluara jote nuk të përcakton, por mund të të informojë. Ke kaluar diçka, për të cilën dëshiron të ndihmosh të tjerët? Kjo mund të të ndihmojë të vendosësh se për çfarë je i pasionuar.
2. Ke ndonjë ndjesi të thirrjes? Cilat çështje shkaktojnë zemërim me të drejtë tek ti?Për shembull, ndoshta ti ndjen një pasion të fortë për të mbrojtur fëmijët në situata të pasigurta. Ndoshta ke qënë gjithmonë i tërhequr të kujdesesh për të sëmurët. Cilado qoftë ajo, mendo nëse një rrugë e caktuar karriere mund të të ndihmojë të bësh më shumë atë që Perëndia të ka caktuar për t'u kujdesur.
3. Me çfarë je natyrshëm i talentuar?Të gjithë kemi dhurata të ndryshme të dhëna nga Zoti për lavdinë e Tij. Cilat gjëra të vijnë natyrshëm? Kjo mund të të ndihmojë të vendosësh se çfarë të bësh.
Konsidero: Kalo kohë duke u menduar përmes pyetjeve të mësipërme. Lutu për përgjigjet e tua dhe bisedo për to me njerëzit afër teje. Shiko nëse kryqëzimi i këtyre pyetjeve mund të të japë qartësi në lidhje me qëllimin tënd.
Lutje: Zot, faleminderit që na ke dhënë dhurata dhe aftësi të ndryshme. Më ndihmo të dua Ty dhe të tjerët rreth meje më shumë. Më ndihmo të bëj dishepuj. Më jep qartësi se ku mund të të shërbej Ty më mirë, dhe më trego se cili është hapi im i rradhës. Në emër të Jezusit. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdha të jetës së bashku në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Kolektivi, një studim për të rinjtë nga Life.Church.
More