Unë u dhashë atyre lavdinë që ti më dhe, që të jenë një sikurse edhe ne jemi një. Unë jam në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota të kuptojë se ti më dërgove dhe se i ke dashur ata ashtu siç më ke dashur edhe mua. O Atë, dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që të shohin lavdinë time, që ti ma ke dhënë, sepse më ke dashur përpara se të krijohej bota. O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, por unë të kam njohur dhe këta e dinë se ti më dërgove. Ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jetë në ta, sikurse dhe unë jam në ta».
Lexo Gjoni 17
Dëgjoj Gjoni 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 17:22-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video