ZakonetShembull
Fitore të Vogla
Ashtu si dominoja, krijimi dhe largimi i zakoneve përbëhet nga një numër i pallogaritshëm hapash të përditshëm, të mundshëm që çojnë në një ndryshim të madh. Pastori Craig Groeschel e shpjegon këtë shumë thjesht: "Disiplinat e vogla të bëra vazhdimisht çojnë në rezultate të mëdha me kalimin e kohës." Me fjalë të tjera, fitoret e vogla kanë rëndësi.
Zakonet nuk janë destinacionet e mëdha tek të cilat mbërrin brënda një dite - ato janë hapa të vegjël që ti i ndërmerr çdo ditë. Disa nga fitoret më të rëndësishme të vogla që mund të arrish, shpesh quhen zakone të gurkyçit. Mënyra më e shpejtë për të kuptuar zakonet e gurkyçit është të mësosh se çfarë është gurkyçi. Një gurkyç është një term arkitektonik, për gurin në formë pykë që qëndron në krye dhe në qendër të një harku prej tullash ose gurësh. Çdo gur në hark shtyn peshën e tij drejt gurkyçit, dhe forma trekëndore e pykës së gurkyçit bën që i gjithë harku të mbështetet.
Nëse heq gurkyçin, e gjithë struktura bie poshtë. Në biologji, një specie gurkyçe është ai tek i cili varet një ekosistem. Në të njëjtën mënyrë, një zakon gurkyç siguron mbështetje dhe nxitje për zakonet e tjera në jetën tënde.
Shumë prej librave rreth zakoneve do të të tregojnë për zakonet gurkyçe, dhe duhet t’a bëjnë këtë, por ajo që nuk mund të të tregojnë është se ka edhe një gur tjetër. Jezusi e quajti Veten gur i qoshes, që është një gur i përdorur për të siguruar të njëjtën lloj mbështetjeje për tërë ndërtimin e një ndërtese. Ti mund të kesh të gjitha zakonet e tua gurkyçe në mënyrë të drejtë dhe prapëseprapë do të rrëzohesh poshtë, nëse ato nuk janë ndërtuar në një themel me Jezusin si gur i qoshes.
Këtu ke një listë të shkurtër të zakoneve gurkyçe për tu marrë parasysh. Cilin mund të shtosh në jetën tënde? A e ke bërë Jezusin gurin e qoshes?
- Zgjohu sa më herët për të filluar ditën me Jezusin.
- Fli të paktën tetë orë në natë.
- Ha të paktën një vakt së bashku me familjen ose miqtë e tu të afërt çdo ditë.
- Shko në një kishë lokale çdo javë dhe merr pjesë duke dhënë dhe shërbyer atje.
- Ushtrohu të paktën tre herë në javë për të paktën 20 minuta.
- Deklaro disa të vërteta për veten tënde çdo ditë.
Krijimi i zakoneve të mira ditore dhe ndërprerja e të këqijave është një proces i përditshëm, që zgjat për gjithë pjesën tjetër të jetës tënde. Ja një mjet i dobishëm që mund t’a marrësh me vete ndërsa e bën Jezusin gurin tënd të qoshes.
Identitet i shëndetshëm
Kërko ndihmë
Ji i mirë me veten
Heto dhe bëj ndryshime
Besoji procesit të Zotit
Fitore të vogla
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.
More