Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

ZakonetShembull

Habits

DITA 1 NGA 6

Identitet i Shëndetshëm

Ne të gjithë duam zakone të përditshme të mira. Por në vend të kësaj, ajo që ne bëjmë ështe të flemë gjumë, të punojmë deri vonë, të shkojmë vonë në shtëpi, t’u bërtasim fëmijëve, të hamë dhe të pimë (edhe një tjetër) dhe të kontrollojmë postën elektronike ndërsa jemi në shtrat.

Pra, si mund të fillojmë ti ndërpresim këto zakone të këqija dhe të krijojmë zakone të shëndetshme? A ekziston një plan i thjeshtë me tre hapa që do të më lirojë? Në të vërtetë jo. Por ka shpresë, dhe Fjala e Perëndisë është plot me të.

Pastori i Life Church, Craig Groeschel, thotë se një nga arsyet se pse njerëzit dështojnë që të kenë zakone të shëndetshme dhe t’i ndalin zakonet e këqija, është se identiteti ynë i deformuar saboton suksesin tonë. Kjo na zbulon shkronjën e parë të fjalës “ZAKON” dhe do e përdorim atë ndërsa zbulojmë një mënyrë më të mirë për ndërtimin dhe ndalimin e zakoneve:identitet i shëndetshëm.

Shpesh ndodh që kur jemi gati të fillojmë diçka të re ose duam të “heqim qafe” një zakon të keq, ne bëjmë një plan të bazuar në atë se çfarë do të bëjmë. Në vend të kësaj ne duhet të fillojmë me qëllime të bazuara në kush është Perëndia ynë dhe cilët dëshirojmë të jemi. Duke thënë, "Unë do të vrapoj në një maratonë," bazohesh në atë se çfarë ti dëshiron të bësh. Duke thënë: ”Unë jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme, dhe me anë të forcës së Perëndisë do të bëhem nje vrapues,” bazohesh në atë që Perëndia është dhe në atë që ti dëshiron të bëhesh. Ky është një qëllim i bazuar në identitet. Duhet të vendosim fjalën cilipërpara bëj.

Qëllimet e identitetit janë një aspekt i zbulimit të një identiteti të shëndetshëm. Copëza tjetër e lirisë vjen duke gërmuar në dhimbjet e të kaluarës, gënjeshtrat që ke besuar, mosfaljet, gabimet dhe situata të jetës, që mund të të kenë bërë të besosh në një version të vetvetes që nuk mund të jetë ajo për të cilën Zoti të ka krijuar. Ndërsa zbulon gënjeshtrat, do të duash t’i zëvendësosh ato me të vërtetën e Zotit nga Fjala e Tij. Një identitet i shëndetshëm i bazuar në ato që Zoti thotë për ty, është themeli për të lënë mënjanë zakone të këqija dhe për t’i zëvëndësuar ato me zakone të mira.

Për shembull, shumë prej nesh kanë besuar një gënjeshtër si: "Unë do të jem gjithmonë në këtë mënyrë". Ky është një identitet i bazuar te frika i cili ka nevojë për një identitet të bazuar në të vërtetën si: "Fryma e Perëndisë nuk më ka dhënë frymë frike. Ai më ka dhënë forcë, dashuri dhe vetëkontroll!” Cilat janë disa nga identitetet e bazuara në frikëra të cilat ti mund t’i zëvendësosh me të vërtetën e Perëndisë?

Lutje: Perëndi, më trego se cilat janë zakonet e këqija që duhet të ndërpres? Cilat janë zonat e thella të identitetit tim që mund të më çojnë drejt këtyre zakoneve? Frymë e Shenjtë, kam nevojë për forcën tënde për të bërë këto ndryshime. Amen!

Shiko Pastor Craig teksa na mëson rreth zakoneve.

Dita 2

Rreth këtij plani

Habits

Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.

More

Duam te falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.life.church/