Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

ZakonetShembull

Habits

DITA 5 NGA 6

Besoji proçesit të Perëndisë

Ne kemi folur shumë për zakonet, por çfarë janë ato në të vërtetë? Bazuar në ato që kemi mësuar ditët e fundit, një zakon formohet kur plotëson vazhdimisht një nevojë të rëndësishme me një sjellje të zgjedhur. Zakonet priren të marrin një nam të keq, por ato në të vërtetë janë një proces i krijuar nga Perëndia. Le t'i quajmë proçes i Perëndisë. Kjo na çon tek gërma tjetër: besoji procesit të Perëndisë.  

Vetë ritmi i historisë së krijimit të Perëndisë në Zanafillë është plot me zakone të mira ditore. Kjo është hera e parë që shohim Perëndinë të përdorë proçese për të krijuar diçka të re, të shëndetshme dhe të mirë. Nuk është diçka e re apo jo?? Perëndia po përdorte zakone! Vetëm në këtë histori, Perëndia ilustroi zakonet e përsosmërisë, këmbënguljes, t’u kërkosh të tjerëve ndihmë (Adami u vuri emra kafshëve, Perëndia tha që nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm dhe krijoi Evën), të ndalosh për të festuar çfarë ke arritur të bësh ( Perëndia vuri re se puna e tij ishte e mirë çdo ditë), dhe duke marrë një ditë çdo javë për të pushuar. Ndërsa lexon Biblën, vazhdo të kërkosh zakone të mira, ose proçese të Perëndisë, përmes saj, dhe do të kuptosh se ato janë një dhuratë nga Zoti. 

 

Ne duhet t'i besojmë Perëndisë dhe të besojmë se Zoti është në proces. Ai po bën diçka të re dhe të bukur në jetën tënde ndërsa zbulon identitetin e shëndetshëm, kërkon ndihmë, tregohesh i mirë me veten, heton dhe ibeson proçesit të Tij. Proçeset si zhvillimi i zakoneve të mira të përditshme nuk janë diçka që ne përdorim për të shmangur mbështetjen në ndihmën e Perëndisë - ato ekzistojnë për shkak të ndihmës së Tij. Kur i besojmë Perëndisë në këto veprime të përditshme, ato bëhen proçese të Perëndisë. Nga ana tjetër, pa ndihmën e Perëndisë, të gjitha përpjekjet tona më të mira mund të bëhen një projekt vetë-shpëtimi. Ajo lloj sjellje e të bërit të gjërave – pa – Perëndinë është ajo që na futi në telashe që në fillim! 

Lutu: Zot, unë jam mirënjohës për rutinat dhe zakonet që Ti po më ndihmon të vendos në jetën time. Nuk mund të bëj asgjë nga këto pa forcën, paqen dhe hirin tënd. Më ndihmo të vazhdoj të mbështetem te Ti çdo ditë. Amen. 

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Habits

Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.

More

Duam te falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.life.church/