ZakonetShembull
Ji i Mirë me Veten
Ditën kur do vendosësh të marrësh seriozisht të ndërtuarit e zakoneve të mira të përditshme, është dita kur do dalësh nga "zona e përsosmërisë". Kjo na çon në shkronjën e sotme: ji i mirë me veten. Në ditën që do dështosh të vazhdosh me zakonin tënd të ri, tregohu i mirë me veten.
Mos u jep pas të folurit negativ dhe vetë-urrejtjes. Mbaju te e vërteta e Zotit dhe te identiteti i shëndetshëm që Ai ka rivendosur në ty. Shfrytëzoje këtë si një mundësi për të gërmuar pak më thellë në çfarëdo problemi më i madh është. Kalo më shumë kohë duke reflektuar rreth identitetit tënd të shëndetshëm dhe kërkoju ndihmë njerëzve që ke besim.
Ndoshta tashmë ke gabuar. Ndoshta ende jo. Sido që të jetë, kërkoji Zotit, dhe ndoshta disa njerëzve, falje. Pastaj, shikoje këtë si një mundësi për rritje, shërim më të thellë dhe një mundësi tjetër për të forcuar një zakon të mirë të përditshëm që i përballon të gjitha llojet e vështirësive. Ashtu siç ndodh kur merr një ftohje dhe sistemi yt imunitar forcohet, kjo është një mundësi për vetëkontroll që Zoti të ka dhënë për t’u rritur dhe forcuar.
Jezusi na urdhëroi ta duam Perëndinë me gjithçka që kemi dhe t'i duam të tjerët ashtu siç duam veten. Këto konsiderohen si dy urdhërimet më të mëdha. Por në të vërtetë, ka një të tretë të fshehur në mes. Që të duash të tjerët ashtu siç do veten, duhet të duash veten! Kështu që, edhe sikur ta bësh vetëm sepse Jezusi të urdhëroi kështu, ji i sjellshëm me veten kur gabon. Mos u dorëzo. Mos e torturo veten. Thjesht ngrihu, shiko lart, kërko falje dhe provo sërisht!
Lutje:Perëndi të falënderoj për dashurinë Tënde që më jep forcën t’i bëj gjërat drejtë dhe hirin kur nuk e bëj. Kam nevojë për ndihmën Tënde, dhe kam besim se do qëndrosh pranë meje edhe kur më mungon një hap. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.
More