Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

ZakonetShembull

Habits

DITA 4 NGA 6

Heto dhe Bëj Ndryshime

A ke filluar të gërmosh për të zbuluar një identitet të shëndetshëm ? A ke gjetur disa qëllime të bazuara në identitet dhe të vërteta rreth shërimit të identitetit nga Fjala e Zotit? A ke gjetur njerëzit e duhur për të k ërkuar ndihmë? Ndoshta e ke kuptuar që kjo nuk është aq e lehtë, dhe ke rrëshqitur me zakonet e tua të reja—por kujtohu të j esh i mirë me veten. Cila është shkronja tjetër e ZAKONEVE?Heto dhe bëj ndryshime.

Ç’lidhje ka hetimi dhe bërja e ndryshimeve me gjithçka? Charles Duhigg, i cili shkroi Fuqia e Zakonit , bëri të famshme idenë e "zakonit të bërë lak". Zakoni i bërë lak përbëhet nga sinjale, rutina dhe shpërblime. Nëse zakoni yt është të hash më shumë seç duhet para se të flesh, laku mund të krijohet kështu. Sinjali: Ulesh me bashkëshortin ose miqtë e tu për të parë një spektakël dhe sheh një reklamë me ushqim. Rutina: Shkon kontrollon frigoriferin dhe gjen diçka të shijshme. Shpërblimi: Trupi yt lëshon substanca pozitive ndërsa ha ushqimin dhe shijon shoqërinë. Rezultati është një zakon i vetë-përjetësuar.

Kur jemi duke lënë një zakon të vjetër ose po krijojmë një të ri, me shumë mundësi do të kalojmë nëpërmjet një lufte serioze gjatë rrugës. Ndonjëherë kjo luftë ka të bëjë me zakonin e bërë lak. Nëse je personi që po lë mënjanë zakonin e të ngrënit shumë para gjumit, do të dëshirosh të sigurohesh që ke zbuluar se cili është me të vërtetë sinjali. Ndoshta nuk janë reklamat rreth ushqimit, por thjesht gjesti i shikimit të një spektakli, shoqëria me miqtë ose çdo lloj gjëje tjetër që të nxit. Gjithashtu do të dëshirosh të mendosh rreth rutinës tënde. A e kontrollon frigoriferin thjesht sepse je i mërzitur, sepse të është bërë ritual, apo sepse je vërtet i uritur? Shpërblimi është jetësor. Është ushqimi apo është gjesti i ndarjes së ushqimit në shoqëri që të pëlqen? Ndoshta je thjesht i nervozuar kur disa njerëz kanë mbaruar, ose ndoshta ti ha dhe shikon shfaqje, për të shmangur bisedat që duhet të kesh me bashkëshortin tënd.

Kur e ndjejmë se thjesht nuk mund të shkëputemi nga zakoni i bërë lak, le të ndalemi, të hetojmë dhe më pas të bëjmë ndryshime. Gjithashtu, le të përdorim zakonin e bërë lak për të krijuar zakone të mira ndërsa zbulojmë sinjale pozitive, rutina të shëndetshme dhe shpërblime të duhura.

 

Këtu qëndron fakti për të krijuar ose prishur zakonin e bërë lak, që shumica e librave nuk do të të tregojnë: Ka gjithmonë një mënyrë. Si e dimë këtë? Në 1 Korintasve 10:13, Apostulli Pal na thotë se Zoti është besnik—Ai nuk do të na lejojë të tundohemi përtej asaj që mund të durojmë. Por kur ne jemi të tunduar, Ai gjithashtu do të sigurojë një rrugëdalje që të mund ta durojmë atë. Pra, le të hetojmë, të bëjmë ndryshime, të mbështetemi te Zoti, t'i kërkojmë njerëzve ndihmë dhe të vazhdojmë të ndërmarrim hapin tjetër, ndërsa Ai na drejton përpara.

 

Mendo: Cilat janë sinjalet e mia? Si mund t’i zëvendësoj sinjalet negative me ato pozitive? Ku po më drejtojnë rutinat e mia? Cilat janë shpërblimet e zakonit tim? A janë ato ajo që Zoti ka për mua?

 
Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Habits

Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.

More

Duam te falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.life.church/