Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

ZakonetShembull

Habits

DITA 2 NGA 6

Kërko Ndihmë

Dje folëm për gjetjen e Identitetit të shëndetshëm në të vërtetën e Perëndisë për ty. Shkronja e sotme nga ZAKONET mund të jetë një nga më të rëndësishmet, sepse është jetike për të gjithë pjesën tjetër: Kërko ndihmë.

Në librin e Hebrenjve - një letër e shkruar hebrenjve që po ndiqnin Jezusin - sugjerohet që neglizhimi për t'u bashkuar me besimtarët e tjerë nuk është vetëm mungesa e një zakoni të mirë, por në të vërtetë është prania e një zakoni të keq.

Fjala origjinale greke e përdorur për "zakon" tek Hebrenjve 10:24-25 është éthos që nënkupton diçka që bëhet zakon, që madje mund të përshkruhet me ligj ose ndryshe. Zakonet janë gjithmonë një recetë për diçka. Zakonet e mira, si të marrësh pjesë në një komunitet besimi, janë ilaç i mirë. Zakonet e këqija, si izolimi i vetes kur luftojmë, janë recetë për dhimbje dhe dëshpërim të mëtejshëm.

Për shembull, do të të duhet shkronja e sotme (kërko ndihmë) për të bërë ndonjë përparim domethënës me shkronjën e djeshme: identitet i shëndetshëm. Shumica e luftërave të fshehura dhe më të thella të identitetit me të cilat përballemi do të dalin vetëm kur të bisedojmë me njerëz të cilëve u besojmë, këshilltarët, pastorët, bashkëshortët dhe Zotit të cilit i besojmë.

A e ke bërë zakon të lësh pas dore të qënit në bashkësi me të tjerët? Nuk ka problem. Receta është e thjeshtë: k ërko ndihmë. Por mos kërko ndihmë vetëm një herë. Bëj një zakon të qëndrosh rregullisht bashkë për të ndarë hapurazi me njerëz që ndjekin Krishtin.

Pyete veten: Me kë do të flas për zakonet që unë po përpiqem të krijoj dhe të thyej? Çfarë do t'u them atyre? Kur do të flas me ta?

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Habits

Ndryshimi nuk është i thjeshtë, por nuk është as i pamundur. Duke filluar nga disa zakone të vogla, mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten sot në personin që duam te bëhemi nesër. Ky plan i Bibles nga Life.Church kalon përmes Shkrimit si një akronim i thjeshtë duke krijuar zakone ditore të mira të përditshme të cilat bëhen pjesë e jetës sonë.

More

Duam te falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.life.church/