Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull
Teologjia më e mirë nuk do ta heqë misterin nga jeta jote, kështu që çlodhja gjendet në besimin e Atij që sundon, që është gjithçka dhe që nuk njeh mister.
Zëri i saj u drodh atë mëngjes ndërsa më tha, të kthehesha në shtëpi sa më shpejt që të kisha mundësi. Gruaja ime, Luella, është një grua shumë e qëndrueshme emocionalisht. Ajo nuk tronditet lehtë. E dija se ajo që po përballonim ishte serioze sepse e kishte tronditur atë. Unë isha rreth gjashtë orë larg; bashkë me asistentin tim, bëra udhëtimin për në shtëpi i nervozuar.
Vajza jonë, Nikolë, ishte duke u kthyer për në shtëpi nga puna vonë natën e kaluar, ashtu siç kishte bërë shumë netë të tjera. Një makinë e drejtuar nga një shofer i dehur dhe i paliçencuar u ngjit në trotuar dhe e përplasi vajzën kundër një muri. Ajo kishte plagë të tmerrshme, duke përfshirë njëmbëdhjetë thyerje të legenit të saj dhe gjakderdhje masive të brendshme. Kur më në fund arrita në spital dhe shkova në dhomën e kujdesit intensiv të Nikolës, bëra atë që çdo baba me një pikë gjaku prindëror brënda tij do të bënte. U shkatërrova. U zvarrita drejt shtratit të Nikolës, jo i sigurt nëse mund të më dëgjonte dhe i thashë: "Babi është ketu, nuk je vetëm, dhe Zoti është me ty, gjithashtu".
Kur hyra në atë dhomë, ishte sikur e gjithë bota të errësohej. Zemra ime thirri: "Pse, pse, pse?" Nëse mund të zgjidhja, nuk do të dëshiroja që asnjë nga fëmijët e mi të kalonte një gjë të tillë. Dhe nëse do të më duhej të zgjidhja një nga fëmijët e mi, nuk do të kisha zgjedhur Nikolën në atë moment të jetës së saj; ajo dukej aq e pambrojtur. Brënda një çasti, ne u gjendëm brënda një misteri që ndryshon jetën, dhe mos-negociatat tona teologjike nuk e larguan atë mister. Nikolë u shërua mirë, por ne përjetuam katër vite të dhimbshme.
U mbajta te mendimi se jeta jonë nuk ishte jashtë kontrollit. Ne u ngushëlluam përsëri e përsëri me mendimin se kur ishte fjala për aksidentin e Nikolës, Zoti nuk u befasua as u frikësua. E sheh, nuk ka asnjë mister me Perëndinë. Ai asnjëherë nuk zihet papritur. Ai kurrë nuk pyet Veten se si do të merret me gjërat e papritura. Më pëlqejnë shumë fjalët e Danielit te vargu 2:22: "Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron në të."
Zoti është me ty në momentet e tua të errësirës sepse Ai kurrë nuk do të të largojë. Por errësira jote nuk është e errët për Të. Misteret e tua nuk janë misterioze për Të. Surprizat e tua nuk e surprizojnë Atë. Ai i kupton të gjitha gjërat që të pështjellojnë më shumë. Jo vetëm që misteret e tua nuk janë misterioze për Të, por Ai është plotësisht përgjegjës për gjithçka që është misterioze për ty dhe mua.
Kujto sot që ka Një që shikon atë që ti sheh si të errët dhe sheh dritë. Dhe ndërsa e mban mend këtë, mbaj mend gjithashtu, se Ai është përkufizimi përfundimtar i gjithçkaje që është e mençur, e mirë, e vërtetë, e dashur dhe besnike. Ai të mban ty dhe misteret e tua në duart e Tij të hirshëm, dhe sepse Ai bën këtë, ti mund të gjesh prehje edhe kur errësira e misterit ka hyrë në derën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.
More