Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull
Çdo ditë ke nevojë për të. Ti dhe unë thjesht nuk mund të jetojmë pa të. Çfarë është? Prania e vazhdueshme e Frymës së Shenjtë.
Unë nuk e di se ku isha kur mesazhi doli. Nuk jam i sigurt pse e humba diskutimin. Nuk mund të shpjegoj pse pata këtë boshllëk të mjerueshëm për të kuptuar ungjillin. Nuk mund të të them pse mungonte ky element në profilin tim teologjik, por fakti që ai mungonte e bëri jetën time të Krishterë mjaft të mjerueshme.
Këtu ishte teologjia funksionale e jetës sime si fëmijë i Perëndisë: E dija se me anë të hirit më ishte dhënë falja e Zotit dhe e dija se isha nderuar me një kalim gjithëpërfshirës për në përjetësi, por mendoja që nga tani e tutje, puna ime ishte ta eliminoja. Ishte përgjegjësia ime të identifikoja mëkatin, ta shfarosja nga jeta ime dhe t’i lejoja vetes të jetoja në një mënyrë shumë më të mirë, më biblike. E provova këtë, më beso; E provova dhe zbulova që nuk funksiononte. E katranosa përsëri dhe përsëri. Dukej sikur kisha dështuar shumë më tepër sesa ja kisha dal mbanë. Fillova të bëhesha gjithnjë e më i irrituar dhe i dekurajuar. Më dukej sikur isha vendosur në një lojë që nuk kisha aftësi të luaja, nga dikush që mbante rezultatin perfekt. Mbaj mend momentin në kolegj kur gjithçka arriti kulmin. Ishte ora gjashtë e mëngjesit, dhe isha duke ju përkushtuar gjërave që në të vërtetë nuk doja të kisha, kur më në fund ula kokën poshtë në tryezën time dhe thirra,“Nuk mund të bëj atë që po më kërkon të bëj!” Pastaj lexova kapitullin e rradhës në leximin tim të përditshëm të Biblës, dhe për hir të Zotit ishte Romakëve 8.
E lexova atë kapitull pa pushim, duke përfshirë këto fjalë: ”Sepse, po të rroni sipas mishit, ju do të vdisni, por, nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni” (v. 13). Këto fjalë ishin si fishekzjarre që shpërthenin në kokën time. Zoti e dinte që nevoja ime si një mëkatar ishte aq e madhe sa Atij nuk i mjaftonte që vetëm të më falte; Ai duhej të vinte dhe të jetonte brenda meje, ose unë nuk do të isha ajo çfarë isha krijuar përsëri për të qenë ose të bëja atë për të cilën kisha rilindur për të bërë.
Unë kam nevojë për praninë dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë të jetoj brenda meje, sepse mëkati rrëmben dëshirat e zemrës time, më verbon sytë dhe më dobëson gjunjët. Problemi im nuk është vetëm faji i mëkatit; është paaftësia e mëkatit gjithashtu. Kështu që Zoti me zemërgjerësi i dhuron fëmijëve të Tij praninë bindëse, dhuruese të shikimit, sigurim force të Frymës së Shenjtë. Nuk mund të thuhej më mirë sesi Pali e thotë në fund të diskutimit të tij për dhuratën e Frymës: “Ai do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë” (Romakëve 8:11 parafraza ime).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.
More