Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull
Nëse je çliruar nga nevoja për sukses dhe dëshira e zjarrtë për t’u ndjerë mirë me veten, ti e di që hiri të ka vizituar.
Është një përpjekje intensive njerëzore. Është kërkimi që ne të gjithë ndjekim. Të gjithë duam të ndihemi mirë me veten. Të gjithë duam të mendojmë se jemi në rregull. Është një përpjekje e frikshme dhe që të jep shqetësim, nga e cila vetëm hiri mund të të çlirojë.
Ja çfarë ndodh me të gjithë ne - ne kërkojmë horizontalisht çlodhjen personale që duhet të gjejmë vertikalisht, dhe ajo nuk funksionon kurrë. Të kërkosh tek të tjerët ndjenjën e brendshme të mirëqenies tënde është e padobishme. Së pari, nuk do të jesh kurrë i mirë mjaftueshëm, në mënyrë të vazhdueshme, për të marrë lëvdimet e rregullta të të tjerëve që po kërkon. Do të gabosh. Do të jesh i prirur të zhgënjesh. Do të kesh ditë të keqija. Do të humbasësh rrugën tënde. Në një farë pike, do të thuash ose do bësh gjëra që nuk duhet t’i bëje. Shtoji kësaj faktin që njerëzit përreth teje, nuk janë edhe aq të interesuar të marrin përsipër barrën e të qënit mesia yt personal. Ata nuk duan të jetojnë me përgjegjësinë se identiteti yt është në duart e tyre. Të kërkosh tek të tjerët vlerën tënde të brendshme nuk funksionon kurrë.
Paqja që të jep suksesi është e pasigurt gjithashtu. Meqenëse je më pak se perfekt, çdo sukses që mund të arrish do të pasohet shpejt nga ndonjë lloj dështimi. Pastaj ekziston fakti që gumëzhitja e suksesit është jetëshkurtër. Nuk do kaloj shumë kohë para se të kërkosh suksesin e ardhshëm për të vazhduar më tej. Kjo është arsyeja pse realiteti që Jezusi është bërë drejtësia yt është kaq i çmuar. Hiri i tij na ka çliruar përgjithmonë nga nevoja për të vërtetuar drejtësinë dhe vlerën tonë. Kështu ne i kujtojmë vetes çdo ditë të mos kërkojmë horizontalisht atë që na është dhënë tashmë vertikalisht. “Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë” (Isaia 32:17). Kjo drejtësi gjendet vetëm në Krishtin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.
More