Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 13 NGA 15

Po, është e vërtetë: Zoti do të qëndrojë besnik edhe kur ti nuk je, sepse besnikëria e tij bazohet në atë që Ai është, jo në atë që ti bën.

2 Timoteut 2:13 “Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.” Ky varg përshkruan një mënyrë jetese rrënjësisht të ndryshme, të panatyrshme për shumicën prej nesh. Shumë njerëz fitojnë një vizion të jetës të karakterizuar nga "jeta është mbi supet e tua", "ti e bën ose e prish jetën tënde", "paguaj paratë e tua dhe bëj zgjedhjet e tua", ose "nuk ke asnjë njeri nga i cili të shikosh ose të fajësosh, përveç vetes". Në këtë këndvështrim, ti je mjeshtri i fatit tënd. Ti ke pak për t'u mbështetur përveç instinkteve të tua, forcës tënde, mençurisë që ke mbledhur ndër vite, aftësisë tënde për të parashikuar atë që është mbas qoshes, karakterin dhe pjekurinë tënde dhe dhuratat natyrore që të janë dhënë. Është një mënyrë jetese "ti kundër botës" e frikshme.

Por mirëseardhja jote në familjen e Zotit i kthen të gjitha këto përmbys. Zoti jo vetëm që fal mëkatet e tua dhe të garanton një vend në përjetësi, por të mirëpret në një mënyrë jetese rrënjësisht të re. Kjo mënyrë e re jetese nuk është vetëm nënshtrim ndaj kodit moral të Zotit. Jo, bëhet fjalë për Perëndinë që premton të jetë besnik ndaj teje përgjithmonë, duke të dhënë mençurinë, fuqinë dhe hirin e Tij për të mirën tënde të përjetshme. Mendo për këtë. Ai që krijoi dhe kontrolloi botën, Ai që është përkufizimi më i lartë i asaj që është e dashur, e vërtetë dhe e mirë, dhe Ai që i vetmi ka fuqinë për të mposhtur përfundimisht mëkatin, ka zgjedhur falë hirit të Tij, të të mbështjell në krahët e Tij të dashurisë dhe mbrojtjes besnike dhe mos të të lërë më të ikësh.

Ti mund ta heqësh peshën e jetës tënde nga supet sepse Zoti e vendosi atë në të tijën. Kjo nuk do të thotë se nuk ka rëndësi se si jeton, por se siguria jote nuk është në besnikërinë tënde, por në të Tijën. Atij mund t’i besohet edhe kur nuk mundesh. Ai do të jetë besnik dhe i mirë edhe kur ti nuk je. Ai do të bëjë atë që është e duhur dhe më e mirë edhe kur ti nuk e bën. Dhe Ai është besnik të të falë kur dënimi i hirit zbulon se sa i pabesë ke qenë.

Në vend që të të japë liçencën që të bësh çfarëdolloj gjëje, kjo e vërtetë duhet të të japë motivimin për të vazhduar. Hiri i Tij të thërret të investosh në një gjë që nuk do të mungojë kurrë, dhe ajo gjë është besnikëria e Zotit tënd.

Shkrimet e Shenjta

Dita 12Dita 14

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/