Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 12 NGA 15

Zoti të thërret të vazhdosh me besim, dhe pastaj, me hir të fuqishëm, Ai të mbron dhe të mban.

Është një emër mrekullisht inkurajues për Zotin që ti shërben, megjithatë është e mundur ta lësh të depërtojë nëpër sytë e tu dhe në trurin tënd pa ndaluar festimin e lavdisë së saj. Tek Romakëve 15:5, Pali e quan Zotin tënd "Perëndia i durimit". Ky titull është me të vërtetë në qendër të vendndodhjes së shpresës tënde. Më lejo të ta them qartë: shpresa jote nuk do të gjendet në gatishmërinë dhe aftësinë tënde për të duruar, por në përkushtimin e palëkundshëm, të qëndrueshëm të Zotit për të mos u larguar kurrë nga puna e Tij e hirit. Shpresa jote është që ti ke qenë i mirëpritur në bashkësi, me Një që do të durojë pa marrë parasysh se çfarë ndodh.

Pse kjo është kaq e rëndësishme për tu kuptuar? Sepse qëndrueshmëria jote do të jetë me njolla edhe në rastin më të mirë. Do të ketë momente kur do të harrosh se kush je dhe do të jetosh si një njeri me amnezi të hirit. Do të ketë raste kur do të dekurajohesh dhe për një kohë do të heqësh dorë nga bërja e gjërave të mira që të thërret Zoti të bësh. Do të ketë momente, të mëdha dhe të vogla, kur me dëshirë do të rebelohesh. Ti mund të jesh duke menduar, "Jo unë". Por le të mendojmë pak së bashku - kur ti, si i Krishterë, thua diçka të keqe për një person tjetër, ti nuk e bën këtë sepse je injorant se është diçka e gabuar, por sepse në atë moment nuk të intereson fare për atë që është e gabuar.

E shikon, durimi i përsosur kërkon pikërisht atë përsosmëri, dhe meqënëse askush nga ne nuk është akoma atje, ne duhet të kërkojmë jashtë vetes për shpresë. Shpresa jote për të duruar qëndron jo në karakterin tënd ose forcën tënde, por në atë të Zotit tënd. Meqënëse Ai gjithmonë do të jetë besnik, mund të mbështetesh në faktin se Ai gjithashtu do të të japë atë që të nevojitet për të qenë besnik. Këmbëngulja jote mbështetet tek Ai dhe Ai përcakton se si duket qëndrueshmëria! Është hiri i rezistencës që të është dhënë nga Zoti i rezistencës që të siguron gjithçka që të nevojitet, për të vazhduar të jesh ajo që Ai të thërret të jesh dhe të bësh atë që Ai të thërret të bësh, midis këtij momenti dhe momentit kur të kalosh në anën tjetër. Kur vështirësia ekspozon dobësinë e vendosmërisë tënde dhe kufijtë e forcës tënde, nuk ke pse të frikësohesh, sepse Ai do të rezistojë edhe në ato momente kur ti nuk je në gjendje ta bësh këtë vetë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/