Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Vit i Ri, Mëshira të RejaShembull

New Year, New Mercies

DITA 5 NGA 15

Nëse bindesh për njëmijë vjet, nuk je më shumë i pranuar sesa kur besove për herë të parë; pranimi yt bazohet në drejtësinë e Krishtit dhe jo në tënden.

Fakti është se mëkati është një fatkeqësi më e madhe nga sa mendojmë se është dhe hiri është më i mahnitshëm nga sa ne jemi në gjendje të kuptojmë se është. Asnjë njeri që kupton me të vërtetë se çfarë Shkrimi ka për të thënë për natyrën gjithëpërfshirëse të personalitetit të mëkatit, nuk do të mendonte kurrë se dikush mund të mbledhë motivim dhe forcë të mjaftueshme, për t'u ngritur në standardin e përsosmërisë së Zotit. Mendimi se çdo qenie njerëzore e rënë do të jetë në gjendje të shkojë vetë në pranimin me Zotin, duhet të jetë më i çmenduri nga të gjitha zhgënjimet. Megjithatë, ne të gjithë kemi tendencë të mendojmë se jemi më të drejtë seç jemi, dhe kur e mendojmë këtë, ne kemi ndërmarrë hapin e parë për të përqafuar mashtrimin se mbase në fund të fundit nuk jemi aq të këqij në sytë e Zotit.

Kjo është arsyeja pse kontrolli i realitetit të Romakëve 3:20 është kaq i rëndësishëm. Pali shkruan, “Sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit.” Nëse je lutur çdo moment të jetës tënde, nuk mund të jesh lutur aq sa duhet për të fituar pranimin me Zotin. Nëse ke dhënë çdo qindarkë të çdo dollari që ke fituar në çdo punë që ke pasur ndonjëherë, nuk ke dhënë mjaftueshëm sa të meritosh pranimin me Zotin. Nëse çdo fjalë që ke shqiptuar të jetë thënë me arsyet më të pastra të ndërgjegjes, ti kurrë nuk do të mund të flisje mjaftueshëm për t’u pajtuar me Zotin. Nëse je dedikuar çast pas çasti në jetën tënde pas shërbesës së Zotit, nuk mund të kesh shërbyer sa duhet për të arritur mirësinë e Zotit. Mëkati është shumë i madh. Vlera e Zotit është shumë e lartë. Është përtej mundësive të çdo qenieje njerëzore që ka marrë ndonjëherë frymën e tij ose të saj të parë.

Kjo është arsyeja pse Zoti, në dashuri, dërgoi Birin e tij: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8). E sheh, nuk kishte dhe nuk ka rrugë tjetër. Ka vetëm një rrugë për t'u pranuar me Perëndinë - drejtësia e Krishtit. Drejtësia e Tij është dhënë për ne; mëkatarët janë të mirëpritur në praninë e një Zoti të shenjtë bazuar në bindjen e përsosur të një tjetri. Krishti është shpresa jonë, Krishti është pushimi ynë, Krishti është paqja jonë. Ai e përmbushi plotësisht kërkesën e Zotit në mënyrë që në mëkatin, dobësinë dhe dështimin tonë kurrë të mos kishim nevojë të frikësohemi nga zemërimi i Zotit. Kjo është ajo që bën hiri! Pra, si bij të hirit, ne i bindemi si një shërbim adhurimi, jo në një përpjekje të dëshpëruar për të bërë atë që është e pamundur - por të fitojmë në mënyrë të pavarur mirësinë e Zotit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

New Year, New Mercies

Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/