Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjetja e Paqes Shembull

Finding Peace

DITA 5 NGA 17

Si Ndikon Jeta Jote e të Menduarit në Paqen Tënde

Nëse jemi të sinqertë me veten, shumica prej nesh nuk jemi kush ose çfarë mendojmë se jemi. Mendimi ynë është i dëmtuar në rastin më të mirë, jashtë rruge, dhe në shumicën e rasteve, duhet të ndryshohet.

Si e di unë se kjo është e vërtetë? Përveç përvojës sime duke qenë pastor i kaq shumë njerëzve gjatë viteve, Fjala e Zotit na thërret në një "ripërtëritje" të mendjeve tona. Kjo do të thotë të këmbejmë perceptimet, opinionet, idetë, besimet dhe përqëndrimet e vetvetes me një grup të ri perceptimesh, opinionesh, idesh, besimesh, dhe qëndrimesh që Zoti zhvillon tek ne. Këto përgjigje hyjnore ushqehen duke lexuar rregullisht Shkrimin e Shenjtë dhe duke medituar për atë që ke lexuar në Bibël. Ndjekësit e Krishtit janë nxitur që të mos:... "u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.” (Rom. 12: 2).

Nga një ripërtërim i të menduarit tonë, vjen një ndryshim në mënyrën tonë të të folurit dhe të sjelljes. Ndërsa fjalimi dhe sjellja jonë përtërihen, marrëdhëniet tona me të tjerët përtërihen. Dhe ndërsa marrëdhëniet tona përtërihen, bota jonë e afërt përtërihet gjithashtu. E gjitha fillon në mendje, me atë që ne vendosim të mendojmë dhe në atë që zgjedhim të ndalemi.

Ti ke aftësinë të përcaktosh çfarë do të mendosh. Në çdo kohë, ti mund ta ridrejtosh mendjen tënde në një temë, detyrë, ose problem të ri për të zgjidhur në vend që të mendosh negativisht, që do të vjedhë paqen tënde dhe/ose do të të bëjë që të futesh në rebelim ose mëkat. Ti ke aftësinë të thuash, "Unë zgjedh t'i besoj Zotit", në çdo situatë me të cilën përballesh ose mendim që ke.

Për më tepër, çdo bir i Perëndisë që merr një qëndrim të vullnetshëm kundër modeleve të mendimit që qartësisht janë të dëmshme, do t'i sigurohet një mënyrë shpëtimi nga ajo rrethanë. Zoti do të të ndihmojë të përqëndrosh mendjen tënde në diçka tjetër përveç problemit tënd ose modelit të mendimit të keq, nëse do të bësh hapin fillestar në drejtimin e Tij.

Kur ruan mendjen tënde, ti ruan paqen tënde. Kur i ofron lutje Zotit me besim dhe falënderim - pa marrë parasysh se çfarë sprovash përballon - Ai të siguron paqe të brendshme (Fil. 4: 6-7). Dhe kur përqëndron mendimin tënd në atë që është e vërtetë, e ndershme, e drejtë, e dashur, e pastër, dhe e virtytshme, ti mbështetesh te Zoti me besim të rritur.

Kurrë nuk mund ta shterësh plotësisht aftësinë tënde për të menduar për mirësinë dhe madhështinë e Zotit. Zgjidh ti përgjigjesh jetës ashtu si iu përgjigj Jezusi. Ruaje jetën tënde të lutjes. Ruaje jetën tënde të mendimit. Kërko Atin dhe gjithçka që është hyjnore. Fjala e Tij premton se kur mbush mendjen me atë që është e virtytshme dhe e lavdërueshme, "Zoti i paqes do të jetë me ty" (Filip 4: 9).

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Finding Peace

A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/peace-yv