Gjetja e Paqes Shembull
5 Besime Thelbësore për një Zemër Paqësore
Nëse je i Krishterë, vetëm Zoti është përgjegjës për jetën tënde. Ai është siguria jote. Dhe Ai kurrë nuk ka qenë jashtë kontrollit mbi krijimin e Tij, as për një fraksion sekondi që nga fillimi i kohës. Ai nuk ka humbur asnjë masë të pushtetit ose fuqisë së Tij. Ai është po aq i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm, i kudondodhur, dhe aq i dashur sot siç ishte në agimin e njeriut.
Megjithëse mund të mos i kuptojmë gjithmonë qëllimet e Tij, të kuptosh mënyrat e Zotit, gjithmonë çon në një kuptim që Ai do të veprojë në një mënyrë, që sjell bekime të përjetshme për bijt e Tij. Përgjatë viteve, kam zbuluar pesë besime thelbësore për një zemër paqësore. Të sfidoj të hedhësh një vështrim të gjatë dhe të thellë në atë që beson ti për Zotin. Paqja jote përcaktohet nga niveli në të cilën këto të vërteta janë ngulitur në shpirtin tënd.
Besimi 1: Zoti është absolutisht sovran.
Të njohësh dhe të pranosh të vërtetën se Zoti është sovran mbi gjithçka është thelbësore për paqen tënde të brendshme. Kjo do të thotë që asgjë në lidhje me ty nuk është përtej syrit të Tij vigjilent dhe kujdesit të dashur. (Kol. 1:17)
Besimi 2: Zoti është siguruesi yt.
Nga fillimi deri në fund, Bibla ka një mesazh të qartë se Zoti është Ai që siguron të gjitha nevojat e tua. Asnjë nevojë nuk është tepër e madhe, problematike, ose e rëndë që Jezusi ta përmbushë atë. Bibla na thotë, "Atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë" (Psal. 34:10).
Besimi 3: Zoti të bëri ashtu siç je për një qëllim.
Ka shumë gjëra për jetën tënde në të cilat nuk ke kontroll. Pranoi ato gjëra si pjesë të mënyrës sesi të krijoi Zoti. Prejardhja jote, kultura, gjuha, kombësia, seksi, dhe shumë atribute të qenies tënde fizike janë "zgjedhjet" e Zotit. Ai gjithashtu të dha talentet, aftësitë, inteligjencën, personalitetin, dhe dhuratat shpirtërore që të marra në tërësi, të bëjnë një person unik në këtë tokë për të përmbushur planin që Ai ka për ty. (Ps. 139: 13-16)
Besimi 4: Zoti ka një vend ku ti me të vërtetë i përket.
Zoti të krijoi për shoqëri me Të dhe të tjerët. Ki besim tek Ai për të të ndihmuar të fitosh një ndjenjë të fortë përkatësie ndaj Tij dhe të sigurojë për ty një "familje" bashkëbesimtarësh, të cilëve mund t'i përkasësh. Pastaj, ndërsa rritesh në Të, afroju të tjerëve. (1 Pjet. 2: 9).
Besimi 5: Zoti ka një plan për përmbushjen tënde.
Për paqen e vërtetë të brendshme, një person duhet të dijë se është kompetent, i aftë, i zoti, dhe i talentuar të bëjë diçka. Ekziston një ndjenjë e mrekullueshme paqeje, që vjen kur e di se je i aftë të paraqesës një performancë të mirë ose të bësh një punë të mirë. (Efes. 2:10)
Kur i pranon këto pesë besime thelbësore në qendër të qenies tënde dhe beson se Zoti po punon në ty dhe në emrin tënd, paqja e brendshme me të vërtetë do të jetë e jotja.
Rreth këtij plani
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.
More