Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjetja e Paqes Shembull

Finding Peace

DITA 3 NGA 17

Pse e Humbasim Paqen Tonë

Ka vetëm një mënyrë për të provuar një paqe të qëndrueshme që tejkalon rrethanat—me anë të besimit. Besimi është themeli për të jetuar në paqen e Zotit—një besim aktiv, i sigurt në praninë dhe fuqinë e Tij për të të mbështetur dhe ngushëlluar, panvarësisht rrethanës me të cilën përballesh. Sidoqoftë, ka disa çështje që mund të dëmtojnë besimin tonë dhe të na vjedhin paqen. Le të shqyrtojmë disa prej tyre:

1. Frika e Papritur — Disa njerëz janë mësuar të përgjigjen në çdo pikëllim dhe ngritje të jetës me frikë dhe doza të vogla paniku, saqë as nuk mund ta imagjinojnë se ka një mënyrë tjetër për t'u përgjigjur. Ata janë aq të mërzitur nga ndryshimi i të gjitha llojeve, saqë kurrë nuk e kuptojnë se mund të jetojnë me një stabilitet më të madh emocional.
2. Armiku — Ne mund të sulmohemi nga armiku ynë, djalli, i cili mund të përdorë mjete të ndryshme për të na bërë të dyshojmë dhe të humbim besimin te Zoti ynë. Por ne duhet të ballafaqojmë atë. Shkrimi i Shenjtë na nxit ta rezistojmë djallin, dhe kur e bëjmë, ai do të largohet prej nesh (Jakobi 4:7).
3. Mëkati — Paqja dhe rebelimi nuk mund të bashkëjetojnë. E vetmja rrugëzgjidhje është t’i rrëfesh mëkatin Zotit, t'i dorëzohesh Atij, dhe të kërkosh ndihmën e Tij për t'u larguar dhe rezistuar ndaj çdo tundimi. Atëherë, paqja e Zotit mund të rrjedhë edhe një herë.
4. Të Heqësh Dorë nga Paqja — Në kohë krize, ne ndonjëherë sakrifikojmë paqen tonë me dëshirë. Ne heqim dorë nga ajo. E dorëzojmë atë. E braktisim atë. Kujto gjithmonë se askush nuk mund të marrë paqen tonë nga ne; ne duhet ta dorëzojmë atë. Dhe si e tillë, ne jemi të vetmit që mund ta rimarrim.
5. Të Humbësh Përqëndrimin — Ne mund të lejojmë një mori skenaresh të lajmeve të këqija që dëgjojmë dhe lexojmë për çdo ditë, që të na bëjnë të humbasim përqëndrimin tonë të duhur. Në vend që mendja jonë të vihet mbi Zotin dhe t'i besojmë Atij për paqen dhe praninë e Tij, ne lejojmë që mendimet tona të anashkalohen dhe të nxiten nga lajmet dhe rrethanat negative që shohim dhe dëgjojmë.

Për shkak se Zoti është me ne, ne nuk kemi pse të dorëzohemi, të fundosemi poshtë, ose të mposhtemi nga problemet tona. Ne mund ti përballojmë, ballafaqojmë, sfidojmë, luftojmë kundër, dhe në fund t'i kapërcejmë ato në fuqinë e kryqit. Jezusi u mësoi ndjekëve të Tij se të gjitha problemet po kalojnë në natyrë për një sezon… dhe një arsye. Pra, "zemra juaj mos u trondittë" (Gjoni 14:27). Kapu në paqen që jep Zoti, i sigurtë se Ai po shikon, drejton, dhe kujdeset për ata që besojnë në Të.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Finding Peace

A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/peace-yv