Gjetja e Paqes Shembull
Të Jetosh në Paqe me të Tjerët
Është një sfidë me të cilën ndeshemi rregullisht: Si mund të jetojmë në paqe me njerëzit e tjerë dhe të restaurojmë paqen kur shpërthen konflikti?
Fakti është që Zoti dëshiron për ne të jetojmë në paqe me të tjerët. Ai gjithashtu e di se ne nuk do të jemi gjithmonë në paqe me të tjerët. Konfliktet ndodhin. Ndonjëherë, konfliktet nuk zgjidhen lehtë. Në fakt, ka raste kur konfliktet nuk mund të zgjidhen. Sidoqoftë, Zoti do që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë në paqe me të gjithë.
Ne që jemi ndjekës të Krishtit, e dimë shumë mirë se kur Zoti nuk është në kontroll të plotë të jetëve tona, ne mund të veprojmë në mënyrë po aq përbuzëse sa një jobesimtar. Shpëtimi ynë nuk na mban larg automatikisht nga të qenit i vrazhdë, xheloz, urryes, ose i zemëruar. Është vetëm kur kërkojmë nga Fryma e Shenjtë të punojë në ne dhe përmes nesh, vetëm kur dorëzojmë natyrën tonë te natyra e Tij, vetëm kur kërkojmë të jemi përfaqësuesit e Tij në këtë botë në çdo marrëdhënie që kemi, atëherë do të shkojmë përtej krenarisë në sjelljet që vendosin paqen.
Pra, si të veprojmë me konfliktin kur ai lind dhe të vendosim një rezultat paqësor?
Së pari, përcakto vlerën e marrëdhënies. Nëse do të jetosh në paqe me një person tjetër, duhet të vendosësh, "A është kjo marrëdhënie mjaft e vlefshme për mua për ta ruajtur atë? A jam i gatshëm të bëj kompromis për disa gjëra për ta bërë marrëdhënien të funksionojë? " Unë besoj me vendosmëri, se ata që janë të shpëtuar me anë të hirit dhe të banuar nga Fryma e Shenjtë, mund të gjejnë paqe të vërtetë në marrëdhëniet e tyre kur të dy vlerësojnë mirëmbajtjen e marrëdhënies.
Së dyti, fillo të flasësh ... dhe vazhdo të flasësh . Kur dy njerëz janë duke folur - dhe të gatshëm të vazhdojnë të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin - ata kanë më shumë gjasa të gjejnë shpejt zgjidhje për konfliktet e tyre dhe të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin.
Së treti, ji transparent. Ti nuk mund të kesh një axhendë të fshehtë ose një skemë manipuluese në punë në mendjen tënde, dhe të shpresosh për një marrëdhënie paqësore. Të jesh i hapur dhe i sinqertë me të tjerët kur lindin konflikte, të ndihmon të arrish zgjidhje paqësore në marrëdhëniet e tua.
Së fundi, shko në thelbin e problemit. Ndërsa komunikon hapur me të tjerët, duke hedhur një vështrim të ndershëm në atë që është në rrënjë të konfliktit, do të mundesh të punosh më mirë përmes çdo vështirësie dhe të vendosësh paqen.
Ndërsa përpiqesh të jetosh në paqe me të tjerët, duke qëndruar mbi të vërtetën e Fjalës së Zotit, dije se Zoti qëndron me ty. Ai do të kthejë çdo konflikt ose persekutim që përjeton në përfitim të përjetshëm. Ai do të sjellë rritje shpirtërore, besim më të madh, dhe fuqi më të fortë të qëndrueshme brenda teje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.
More