Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjetja e Paqes Shembull

Finding Peace

DITA 10 NGA 17

Të Mësosh të Jetosh në Kenaqësi

Për të jetuar në kënaqësi të brendshme, i gjithë fokusi i jetës tënde duhet të jetë Zoti Jezus Krisht.

Unë kam pasur periudha të shkurtra në jetën time kur një problem apo situatë e veçantë, më shkaktonte të rrotullohesha në shtrat netë me rradhë, orë pas ore, në pamundësi për të fjetur. Kam zbuluar se gjëja më e mirë që mund të bëj kur duket se nuk mund të ndaloj së menduari për një problem të veçantë, bisedë, ose kritikë, është të ngrihem nga shtrati, të ulem në gjunjë dhe ti thërras Zotit: “Të lutem më ndihmo përmes kësaj. Më ndihmo të përqëndrohem vetëm tek Ti. ”

Gjumi vjen kur përqendrimi im është tek Zoti dhe se si Ai do të më kërkojë të mendoj ose të përgjigjem në emocionet e mia në një situatë të veçantë. Gjumi është i pakapshëm kur lejoj që përqendrimi im të zhvendoset në ato që kanë thënë të tjerët, të gjitha gjërat që mund të ndodhin, ose vështirësia e një sfide që qëndron përpara. Zgjedhja është mjaft e thjeshtë—mendo për Zotin, sigurinë, mbrojtjen, dhe dashurinë e Tij të bollshme, ose mendo për të gjithë njerëzit dhe rrethanat që janë duke u përpjekur të të grabisin sigurimin, të shkatërrojnë jetën tënde, ose që kanë një urrejtje të madhe për ty.

Të mendosh për Zotin i sjell një personi paqe. Të mendosh për ndonjë gjë tjetër është zakonisht një mënyrë e shpejtë drejt ankthit, frikës ose shqetësimit.

Kur përqendrohesh te Zoti, është e rëndësishme që ta shohësh Atë ndërsa është në situatën tënde me ty, pikërisht në atë moment. Shumë njerëz mendojnë se Zoti është larg. Ata nuk e shohin Zotin si të arritshëm ose të disponueshëm për ta në menjëhershmërinë e jetës së tyre. E vërteta është, Ai është i pranishëm me ne në çdo moment të çdo dite.

Unë mund të kujtoj vendin më paqësor që kam qenë ndonjëherë—Deti i Galilesë. Vite më parë, isha në një vend pranë detit që më dukej vetë përcaktimi i paqes dhe qetësisë. Sidoqoftë, në botën e sotme, shumica e njerëzve ndoshta nuk do ta mendonin atë zonë si paqësore. Është vetëm disa dhjetëra milje larg nga Siria dhe Libani. Njerëzit kanë tendencë të mendojnë për Izraelin si një vend të nxehtë në botë, një vend praktikisht pa paqe.

Por unë ndjeva paqe të madhe atje. Pse? Sepse e ndjeva Zotin atje. E ndjeva praninë e Tij.

Është e lehtë për mua të mbyll sytë dhe të shoh Zotin duke ecur pranë meje përgjatë Detit të Galilesë. Unë gjithashtu e kam të lehtë dhe të dobishme të përfytyroj Zotin duke ecur pranë meje, në çdo numër ambientesh të bukura natyrore që kam përjetuar në të gjithë botën.

Nuk janë këto ambiente që japin paqe . Është ndërgjegjësimi i Zotit që ndjej në zemrën time kur jam në këto mjedise që prodhon paqe. Është ajo ndjesia e "Zoti është me mua" që është e rëndësishme për mua të rimarr, përfytyroj, të shikoj me sy shpirtërorë, kur kohërat e mundimeve godasin jetën time.

Mik, nuk ka rëndësi se ku ndodhesh në çdo kohë të caktuar, Jezusi është burimi i kënaqësisë tënde. Shiko Zotin duke ecur me ty në paqe. Ndieje praninë e Tij. Bëhu i vetëdijshëm për fuqinë dhe autoritetin e Tij të mrekullueshëm mbi jetën tënde. Kur me anë të besimit hyn në një marrëdhënie personale me Krishtin, duke jetuar me sigurinë e pranisë dhe sigurimit të Tij në jetën tënde, unë të premtoj do përjetosh paqe të vërtetë.


Nëse lufton me trazira në një botë të pasigurt, kliko këtu për të mësuar më shumë se si mund të gjesh dhe të jetosh në paqe.

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Finding Peace

A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/peace-yv