Gjetja e Paqes Shembull
Të Mposhtësh Frikën
Shumë njerëz mendojnë se e kundërta e frikës është shpresa, guximi ose forca. E kundërta e vërtetë e frikës është besimi . Dhe kur frika shkakton paralizë, ajo jo vetëm që shuan paqen e dikujt, por sulmon themelin e asaj paqe—domethënë, besimin tonë. Paqja del jashtë dritares kur frika është e pranishme.
Një pjesë e madhe e frikës është e rrënjosur në dyshimin se Zoti do të jetë i pranishëm, do të sigurojë drejtësi ose ndihmë, ose do të jetë në gjendje të merret me krizën në fjalë. Besimi thotë, "Po, Zoti është këtu. Po, Zoti do të sigurojë. Po, Zoti është i aftë për të gjitha gjërat! ”
Një pjesë e madhe e frikës është e rrënjosur në kërcënime—ndonjëherë fjalë kërcënuese, ndonjëherë sjellje kërcënuese. Besimi thotë: "Nuk do të traumatizohem nga kërcënimet. Do të veproj me mençuri, jo me frikë. Unë besoj se Zoti do të parandalojë çfarëdo kërcënimi të ndodhë. Dhe nëse kërcënimi do të ndodhë, unë besoj se Zoti do të më ndihmojë që të merrem me gjithçka që më kundërvihet. "
Kur Sauli, mbreti i Izraelit, kuptoi që Perëndia kishte hequr dorën e Tij të vajosjes dhe bekimit (për shkak të arrogancës dhe mosbindjes së tij) dhe e kishte vendosur atë tek i riu, David, ai u zemërua. Ai filloi një operacion ushtarak për të gjetur Davidin dhe për ta vrarë atë—për ta larguar këtë kërcënim nga jeta e tij (1 Sam. 19). Nga ana tjetër, Davidi ndihej i kërcënuar nga ushtria e Saulit dhe në disa raste kishte frikë për jetën e tij. Por Shkrimi i Shenjtë na tregon se Davidi u forcua nga premtimet e Zotit për ta mbrojtur atë dhe që një ditë do ta bënte atë mbret të Izraelit.
Në botën tonë moderne, shpesh lexojmë për njerëz që, panvarësisht kërcënimit nga sëmundja, aksidente ose rreziku, vazhdojnë të ecin përpara në rezultate të pasigurta—në refuzim, humbje dhe, po, ndonjëherë fitore. Eksploruesit e Arktikut, atletët Olimpikë, misionarët, kapitalistët e sipërmarrjes, dhe filantropët vijnë në mendje. Pra, kërcënimet nuk kanë pse të na pengojnë dhe të na gjymtojnë.
Sfida jonë në kohë kërcënimi nuk është të përqëndrohemi në atë që mund të bëhet realitet, por përkundrazi, të përqendrohemi në atë që e dimë që është e vërtetë.
Shumë njerëz po jetojnë nën një re të errët kërcënimi sot. Disa po përjetojnë kërcënimin e sëmundjes, disa po përballen me kërcënimet e dëmtimit të fëmijëve të tyre, dhe disa po dëgjojnë kërcënime që lidhen me humbjen e vendit të punës.
Përgjigja për të gjitha këto lloj kërcënimesh është besimi në atë që ne dimë të jetë e vërtetë për Perëndinë, dhe për dashurinë dhe kujdesin e Tij për ne dhe aftësinë e Tij për të siguruar gjithçka që na nevojitet—në veçanti paqen e Tij, e cila mund të na ndihmojë të kapërcejmë çdo gjë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.
More