Gjetja e Paqes Shembull
Të Jetosh Pa Keqardhje
Mbaj mend që mbylla telefonin ngadalë dhe pastaj thashë ndërsa psherëtita thellë, "Epo ... ndodhi".
Zëri në anën tjetër të telefonit ishte një avokat, duke më njoftuar që gruaja ime kishte bërë kërkesë për divorc.
Unë kisha jetuar me kërcënime për divorc për shumë vjet. Megjithatë, edhe pse ishte kështu u shastisa nga lajmi që më dhanë.
Gjatë ditëve në vazhdim, shumë emocione dhe mendime të ndryshme ranë në zemrën dhe mendjen time. Unë nuk doja të divorcohesha. Unë nuk dija saktësisht se si të veproja për të shmangur divorcin. Nuk dija kujt t'i tregoja, ose si t'u tregoja atyre. E dija se në fund duhet ti tregoja tërë kongregacionit të kishës që ku unë isha pastor, dhe nuk kisha garanci se si bordi ose kongreguesit do të përgjigjeshin. E vetmja siguri ishte presioni i përgatitjes dhe dorëzimit të predikimit të së Dielës tjetër.
Edhe ndërsa mendja ime ecte me një shpejtësi prej një milion milje në sekondë, unë i dija me siguri absolute thellë brenda zemrës sime këto të vërteta:
· Zoti nuk ishte i befasuar nga ky veprim i ndërmarrë kundër meje.
· Zoti ishte në kontroll të jetës time - Ai kishte lejuar që kjo të ndodhte për qëllimet e Tij, si pjesë e planit të Tij për mua.
· Ai kishte premtuar në Fjalën e Tij për të mos më lënë e as për të më braktisur kurrë. Ai kishte premtuar të ishte me mua në çdo hap të rrugës; dhe për këtë arsye, të gjitha gjërat do të ishin përfundimisht për përfitimin tim të përjetshëm, nëse unë do të vazhdoja t'i besoja Atij plotësisht.
Faktet e menjëhershme të situatës krijuan trazirë. E vërteta e pandryshueshme për Perëndinë krijoi paqe.
Pothuajse tetë vjet pas telefonatës së avokatit, divorci që gruaja ime kërkoi iu dha asaj juridikisht.
Njerëzit më kanë thënë në këto vite që kanë kaluar: "Me siguri duhet të jesh i penduar për humbjen e martesës tënde ... që dështove në luftën tënde për të shpëtuar martesën tënde ... që të gjitha përpjekjet e tua për pajtim nuk funksionuan."
Përgjigja ime e jashtme ka qenë kryesisht heshtja. Përgjigja ime e vërtetë, e brendshme për komente të tilla është, I Trishtuar, po. Pendim, jo.
Ndërsa jam i trishtuar që martesa ime përfundoi në divorc, nuk jetoj me një ndjenjë të qëndrueshme pendimi. Pse? Sepse keqardhja është e rrënjosur në fajin e pazgjidhur. E dija se kisha paqe me Perëndinë, dhe pendimi dhe faji nuk janë pjesë e jetës sime.
Kam gjetur që mënyra më e mirë për të jetuar pa pendim është të mbash një ndërgjegje të pastër. Zgjidh të jetosh në mënyrë që të bësh më të mirën tënde në çdo detyrë dhe marrëdhënie, duke dhënë përpjekjen tënde më të mirë për të jetuar në një mënyrë hyjnore. Zgjidh t'i besosh Zotit në çdo fushë të jetës tënde - jo vetëm në ato të lehtat. Zgjidh ti bindesh Atij dhe të mbash urdhërimet e Tij. Zgjidh të falësh të tjerët plotësisht. Dhe zgjidh rrugën që Zoti zbulon për ty të ndjekësh.
Ndërsa asnjë njeri nuk mund t'i bëjë të gjitha këto me fuqinë e tij, me Frymën e Shenjtë që banon brenda nesh, ne mund të kthehemi nga të gjitha format e tundimit për të ndjekur paqen me veten dhe të tjerët - dhe të vazhdojmë veprat e mira që Zoti ka autorizuar për ne për të bërë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.
More