Gjetja e Paqes Shembull
Paqja që Jep Zoti
Nëse je një student i Biblës, jam i sigurt që ke vërejtur se perspektiva e Zotit shpesh jepet në formën e krahasimit dhe kontrastit. Për shembull, Ai shpesh krahasonte të pasurit dhe të varfërit, të mençurit dhe të marrët, errësirën dhe dritën, dhe në lidhje me temën tonë, paqen që vjen nga Zoti në krahasim me paqen e gjetur në këtë botë. Jezusi tha: "Po ju jap paqen time; po jo si e jep bota... ”(Gjoni 14:27).
Qartësisht, Mjeshtri po thoshte se paqja që ai u dha ndjekësve të Tij ishte ndryshe nga paqja që ata mund të gjenin në botë. Kur Jezusi i referohej "botës", Ai po fliste për shoqërinë dhe kulturën në të cilën jetojmë ne.
A ke qenë ndonjëherë në një det të trazuar? Kam përjetuar stuhi në det në disa raste dhe sinqerisht, nuk kam asnjë dëshirë të përsëris eksperiencën! Në sipërfaqe, erërat mund të përfshijnë detin në 40, 60, 100 milje në orë, me shi të dendur, vetëtima, bubullima, dhe një errësirë mbizotëruese. Dallgët mund të ngrihen në 20, 30, madje deri në 50 metra lartësi. Një anije në një stuhi të tillë mund të hidhet si një varkë lodre. Është e lehtë për një anije oqeanike të humbasë në stuhi të tilla. Por nën sipërfaqe, vetëm 100 metra më poshtë, nuk ka stuhi. Gjithçka është krejtësisht e qetë. Pa tinguj. Asnjë zhurmë. As edhe një gurgullimë trazire.
Ky fakt i mrekullueshëm më bën të mendoj për paqen e Zotit. Më jep një ide të asaj që duhet të ketë folur Zoti ynë kur u premtoi dishepujve paqen e Tij. Ai u tha atyre sepse ata ishin ndjekësit e Tij, se ata do të kishin probleme në këtë botë. Në fakt, Ai deklaroi se disa prej tyre do të përndiqeshin sepse ishin dishepujt e Tij. Por, panvarësisht kësaj, Ai premtoi se nuk do t'i linte kurrë ata që e ndiqnin Atë, dhe prania e tij e vazhdueshme do të ishte mjeti me të cilin ata do të mund të përjetonin paqen e Tij.
Kur frika, ankthet, dhe telashet shfaqen në jetën tënde, kërko shenjat e mëposhtme të paqes së Zotit ndërsa…
· I tejkalon rrethanat. Shpesh, paqja shihet dhe ndihet më lehtë në mes të mundimeve dhe telasheve. Por, pavarësisht asaj që po përjeton, dije këtë: Zoti është paqja jote. Vëre besimin tënd tek Ai.
· Tejkalon të kuptuarit. Paqja e Perëndisë nuk është diçka që mund ta kuptojmë gjithmonë. Por është në veprim dhe e disponueshme për ne—shumë larg aftësisë sonë për ta kuptuar atë.
· Shtrihet te të gjithë ndjekësit e Tij. Paqja e Zotit shtrihet në çdo person që e pranon Jezusin si Shpëtimtarin e tij, kthehet nga mëkatet i tij, dhe ndjek një jetë në bindje ndaj udhëzimit të Fjalës së Perëndisë dhe Frymës së Shenjtë.
· Është një gjendje e qëndrueshme e ekzistencës. Në rrethanat e vështira të jetës, Fryma e Shenjtë është e pranishme për të ndihmuar. Paqe—e thellë, e sinqertë, paqe e dhënë nga Zoti—mund të jetë "standarti" në të cilën jeton dita ditës.
Ndërsa ecën përpara në udhëtimin e jetës, beso se dëshira e Zotit për ty është të ndjesh një paqe të qëndrueshme në çdo kohë—një paqe që përfshin gëzim dhe një ndjenjë qëllimi në çdo fushë të jetës tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A do më shumë paqe në jetën tënde? A do që qetësia të jetë më shumë sesa vetëm një dëshirë? Ti mund të fitosh paqen e vërtetë por vetëm nga një burim - Zoti. Bashkohu me Dr. Charles Stanley ndërsa ai të tregon rrugën drejt paqes së mendjes që ndryshon jetën, duke të ofruar mjetet për zgjidhjen e pendimeve të kaluara, përballjen me shqetësimet e tanishme, dhe qetësimin e anktheve për të ardhmen.
More